Tare zbulon një numër ‘10’ për Shqipërinë
Igli Tare, drejtori teknik i klubit të Lacios ditët e fundit është ngarkuar edhe me detyrën për të drejtuar merkaton e klubit bardhekaltër.
Jetmir Halilaj
Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i skuadrës romane, Klaudio Lotito, i cili ka thënë dje për mediat italiane, si ish-sulmuesi shqiptar po gjatë këtyre ditëve po kryen edhe rolin e drejtorit sportiv, çka rrjedhimisht do të thotë se ish-kapiteni i Shqipërisë po merret edhe me shitblerjet e kësaj merkato vere në shtëpinë e Lacios. Një ndër lojtarët që i kanë tërhequr vëmendjen është pikërisht një shqiptar, i cili i ka lënë përshtypje shumë të mira ish-sulmuesit të përfaqësueses dhe të Lacios. Tare ka pohuar për “Panorama” se Migjen Basha, mesfushori shqiptar që aktivizohet te Rimini kishte aftësi shumë të mira dhe se në të ardhmen mund t’i shërbejë edhe përfaqësueses shqiptare.
Presidenti i klubit të Lacios ka thënë sot (dje) se momentalisht ju po kryeni edhe rolin e drejtorit sportiv te bardhekaltërit. Kjo është një tjetër detyrë e rëndësishme që ai ua beson juve. A është ky një fillim tepër i ngarkuar?
Ndoshta po. Por mua më pëlqejnë sfidat e për aq kohë sa do të mbuloj të dy rolet (atë të drejtorit teknik dhe atë të drejtorit sportiv), do të përpiqem të jap më të mirën time. Sigurisht që është vetëm fillimi dhe unë kam shumë gjëra për të mësuar, por gjithsesi të kesh më tepër detyra do të thotë se ke edhe shumë besim rreth teje.
Kjo do të thotë se ju po drejtoni edhe çështjet e merkatos te Lacio?
Pjesërisht po. Për sa i përket merkatos jam përpjekur të jem sa më aktiv, por jam më i fokusuar te largimi, ose siç e përdorni ju në gjuhën sportive, te shitja e disa futbollistëve. Pra, drejtuesit e klubit më kanë ngarkuar që të mbikëqyr tratativat që kanë të bëjnë me lojtarët që do të largohen nga Lacio gjatë kësaj vere dhe janë disa të tillë. Deri tani punët kanë ecur mirë dhe po përpiqem që të jem sa më i kujdesshëm dhe sa më efikas për të ndihmuar klubin në këtë aspekt.
Ju thoni se në merkaton e Lacios jeni fokusuar vetëm tek lojtarët që do të largohen, por pak ditë më parë media italiane ua atribuoi juve një meritë të madhe për blerjen e Matuzalem...
Shikoni, gjërat nuk janë të ndara prerazi. Unë ju shpjegova se çfarë më ka ngarkuar klubi zyrtarisht për të bërë, por kjo nuk do të thotë se kur kam mundësi të bëj diçka shtesë, të mos e bëj atë. Me Matuzalemin kam luajtur te Breshia dhe kemi raporte të shkëlqyera. Sapo dëgjova që drejtuesit dhe trajneri i skuadrës interesoheshin për futbollistin, iu bëra të qartë se mund të provoja unë të flisja me lojtarin për t’i shpjeguar atmosferën dhe kushtet reale te Lacio. Gjërat shkuan mirë dhe për të qenë i sinqertë u emocionova, kur Matuzalem edhe gjatë prezantimit të tij si futbollit para mediave tha: “Jam i lumtur sepse po gjej një mik të mirë te Lacio, Igli Taren. Ai më ka folur gjatë për këtë klub dhe mund të them se gjithçka është e vërtetë. Lacio është një klub i madh”. Ju siguroj se ishte një surprizë e këndshme të dëgjoja nga Matuzalem ato fjalë.
Nëse Lacio iu bënë ofertën për të kryer rolin e drejtorit sportiv edhe në të ardhmen, a do ta pranonit atë?
T’i marrim gjërat ngadalë. Unë sapo kam filluar një detyrë, e cila është me shumë përgjegjësi dhe kërkon një impenjim të madh, sepse drejtori teknik është ai krijon që balancon ekuilibrat mes klubit dhe skuadrës. Në të ardhmen nuk e di se çfarë do të ndodhë, por tani mund të them se gjërat janë në rrugën e duhur .
Gjatë kësaj kohe a është përmendur emri i ndonjë futbollisti shqiptar në listat e merkatos së Lacios?
Nuk jam në dijeni për këtë, por mund t’ju them se një i ri shqiptar më ka tërhequr vëmendjen pak ditë më parë. Quhej Migjen Basha dhe luante me Riminin në Serinë B. Ishte vërtet një futbollist shumë i talentuar dhe më vjen keq që deri tani nuk është përmendur në ndonjë nga listat e Kombëtares shqiptare.
Si e hasët këtë futbollist?
Lacio luajti më 23 gusht një ndeshje testuese kundër Riminit, ku humbëm 4-2. Gjatë ndeshjes lojtari që më bëri përshtypje ishte një mesfushor, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe megjithëse shumë i ri shfaqi personalitet në fushë. Pas takimit u interesova për të dhe m’u bë qejfi kur më thanë se është futbollist shqiptar, por më erdhi edhe keq njëkohësisht, kur mësova se një futbollist si ai s’bën pjesë në asnjë nga ekipet Kombëtare të Shqipërisë. Ai ishte një organizator i mirë, por që dinte të mbronte shumë mirë. Basha iu tërhoqi vëmendjen edhe disa menaxherëve të tjerë që ishin të pranishëm në stadium. Mbante numrin gjashtë te Rimini, por kishte karakteristikat e duhura për lojtarët e numrit 10.
A mund të jetë ky lojtar objektivi i radhës në merkaton e Lacios?
Këtë nuk mund ta them dot, sepse gjërat funksionojnë ndryshe. Pra dua të sqaroj se politika e merkatos së Lacios bazohet në një vëzhgim të gjatë të futbollistëve dhe pasi arrihet në konkluzionin se lojtari mund t’i shërbejë një skuadre si Lacio, atëherë nisin edhe bisedimet. Unë thjesht shpreha përshtypjet e mia të para për Bashën dhe duke qenë se është vetëm 21 vjeç, ai mund t’i shërbejë Kombëtares shqiptare.
Në të ardhmen, nëse një futbollist shqiptar, i cili përmbush kriteret për të luajtur në një skuadër si Lacio, sa mundësi keni ju që t’i jepni një dorë, për t’ia thjeshtuar disi gjërat?
E kam thënë edhe më parë se nëse në të ardhmen ndonjë futbollist shqiptar, që është në gjendje dhe ka aftësitë e duhura për të luajtur në një skuadër të madhe si Lacio, do të trokasë në dyert e këtij klubi, unë do të impenjohem maksimalisht që t’i jap një dorë. Por nuk duhet të keqkuptohemi, sepse jemi profesionistë dhe në të tilla raste nuk punohet duke u bazuar krejtësisht në koncepte nacionaliste. Nëse drejtuesit e Lacios dhe specialistët e këtij klubi janë të bindur se lojtari ia vlen dhe se mund t’i shërbejë skuadrës, atëherë padyshim që unë do të jem ai që do t’i jap mbështetjen maksimale, por e theksoj edhe njëherë se ka disa rregulla që duhen respektuar.