E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pa bashki. Takohet me keshilltaret socialiste

Dita e pare e Lulzim Bashes ne bashkine e Tiranes shenon dhe diten e pare te Edi Rames si ish- kryetar. Si ish- drejtuesi me jetëgjate i pushtetit lokal ne kryeqytet per plot 11 vjete, Edi Rama tashme do te jete i pranishem vetem ne Partine Socialiste si drejtues i saj. Pavaresisht shkeputjes nga angazhimi si kryetar bashkie, si drejtues i PS Edi Rama e ka nisur diten heret.

Takimin e pare kreu i socialisteve e ka patur me keshilltaret e kesaj force politike ne bashkine e Tiranes.
Ne takimin qe ka zgjatur rreth 30 minuta, Rama u ka dhene orientimin qe keshilltaret e opozites ne minorance ne bashkine e kryeqytetit do te mbajne tani qe kjo njesi vendore drejtohet nga te djathtet. Te jene prezentë ne çdo mbledhje te keshillit dhe opozitare te forte, kane qene mesazhet qe u ka dhene Rama keshilltareve te tij ne bashkine e Tiranes.

Nga selia e Partise socialiste 26 keshilltaret e saj jane drejtuar ne kembe drejt bashkise se Tiranes, ndersa kryetari Rama prej sot do jete ne funksion te plote ne zyren e tij ne Partine Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›