Gjirokaster 4 fshatra ne flake per 9 ore

Për nëntë orë rresht kanë qenë nën pushtetin e flakëve disa zona në kodrat e fshtarve Terihat, Gorice, Sofratike dhe Frashtan të Gjirokastres. Banorët e këtyre komunave janë përfshirë nga paniku pasi zjarri ka qenë fare pranë banesave të tyre, por që fatmirësisht ata nuk janë prekur nga flakët.
Si pasoje e këtij zjarri janë djegur tërësisht 80 ha kullota. Për shuarjen e flakëve janë aktivizuar tre automjte zjarrfikese, 25 punonjës të policisë si dhe banorët vendas, puna e të cilëve është vështirësuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.
Nje tjeter zjarr i madh është shfaqur ne vijen kufitare me Greqinë ne afersi të fshatit Vrisera në Dropull. Për shuarjen e tij janë aktivizuar përveç forcave të zjarrfikses shqiptare edhe dy avionë zjarrfikës të forcave greke. Si pasojë e flakëve janë djegur dhjetra ha pyje dhe kullota pasi terreni ka qenë mjaft i thyer dhe ndërhyrja efikase për shuarjen e tij ishte vetëm ajo nga ajri.
Ismail Xhaferri