Topi takon paraardhesit Klime e rende politike. Po demtohet demokracia

Kreu i shtetit ka kërkuar konsultën e dy paraardhësve të tij për situatën politike në vend. Rexhep Mejdani dhe Alfred Mosiu i janë drejtuar paraditen e së hënës presidencës ku sëbashku me Bamir Topin kanë ndarë shqetësimin se kriza e tejzgjatur po vonon reformat dhe integrimin.
Dy ish- presidentët e kanë quajtur të rënduar klimen politike në Tiranë, klimë e cila po dëmton sipas tyre demokracinë në vend dhe institucionet e saj.
Sipas njoftimit të presidencës, tre personalitetet kanë quajtur të domosdoshëm uljen e tensioneve dhe rikthim në normalitet të jetës institucionale, sidomos asaj parlamentare. Po ashtu e domosdoshme sipas tyre është gjetja e vullnetit të duhur për reforma nga partive politike, kryesisht atë zgjedhore, në drejtësi dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë një shumicë të cilësuar dhe konsensus.
Kreu i shtetit ka vlerësuar angazhimin e dy pasardhesve të tij për gjetjen e një zgjidhjeje politike pasi sipas tij, Shqipëria ka nevojë për zëra të fuqishëm qytetarë, të pjesës civile e liberale të shoqërisë, që tejkalojnë thirrjet militante të partive politike.
Elona Gjylmi