PDIU ne qeveri Berisha takon Idrizin e Tahirin

Firmoset marrëveshja bashkëqeverisëse mes Partisë Demokratike dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputeti Dashamir Tahiri kanë mbërritur në selinë e kryeministrisë në orën 13.30 minuta për t`u takuar me kreun e qeverisë, Sali Berisha.
Sipas burimeve brenda qeverisë dhe PDIU-së, kjo marrëveshje do i sigurojë kësaj force politike një shtrirje horizontale të disa institucione të rëndësishme shtetërore.
Zbardhja e marrëveshjes që u nënshkrua këtë të hënë në zyrën e kryeministrit Berisha do të bëhet gjatë një komunikimi të përbashkët në ditët në vijim mes kryeqeveritarit Berisha dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si pjesë e koalicionit qeveritar ka rezultuar forcë e tretë politike në zgjedhjet lokale të 8 majit në Vlorë dhe Durrës, ndërkohë që në këshillin bashkiak të Tiranës ajo ka siguruar dy poste këshilltarësh.
Erjon Ajazi