E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce rrahin 78- vjecarin per vdekje. Dy versione per agresoret

Një 78- vjeçar nga fshati Pojan i Korçës është rrahur derisa ka humbur jetën. Sipas policisë pas një sherri në lokalin e fshatit, me tre kushërinjtë Demiri, djali i viktimës Halit Zeneli, Petri, i sapo dalë nga burgu ku qëndronte për shkak të konfliketeve të vazhdueshme me bashkëfshatarët ka shkuar në shtëpi ku sipas policisë kanë mbërritur tre kushërinjtë Demiri dhe kanë kanë rrahur të moshuarin deri sa ka vdekur. Ndërsa dhëndri i viktimës dyshon se rrahjen që përfundoi në vrasje brenda në shtëpi e ka kryer i biri problematik.

Policia e Korçës ka arrestuar tre kushërinjtë Marinel, Eduart dhe Bledar Demiri si dhe djalin e viktimës Petrit Zenelin dhe pas marrjes së tyre në pyetje pritet gjetja e autorëve të rrahjes që i morri jetën 78 vjecarit Halit Zeneli.

Jorgjeta Gjanci     
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›