E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet Gauck

Joachim Gauck ka dhënë betimin si presidenti i 11’të i Gjermanisë. Pas betimit, ai mbajti fjalimin e tij të parë si president.

Në një seancë të përbashkët të të dhomave të Parlamentit, në Berlin, ish-veprimtari për të drejtat qytetare nga Republika Demokratike Gjermane, Joachim Gauck (72), dha betimin si president i 11’të i Republikës Federale të Gjermanisë.

Ish-prifti evangjelist u zgjodh të dielën e kaluar si pasardhës i Christian Wulff, i cili u detyrua të jepte dorëheqje. Pas betimit, Gauck mbajti një fjalimin e tij të parë.

Në këtë fjalim, përveçqë që u bëri thirrje njerëzve që të jenë optimistë për të ardhmen, presidenti i ri gjerman e cilësoi Gjermaninë si "një vend të mrekullisë demokratike", sepse pas tmerrit të Luftës II Botërore, Gjermania ka arritur të vendosë një rend demokratik dhe të qëndrueshëm, “në të cilin brenda traditës së vetëkuptueshme gjermanofone dhe të krishterë kanë hyrë edhe besime - si ai islam - dhe gjuhë të tjera. Pra, tradita dhe kultura tjera, falë të cilave shteti gjithnjë e më pak mund të përkufizohet nëpërmjet përkatësisë kombëtare të shtetasve të vet, e gjithnjë e më shumë nëpërmjet përkatësisë në një bashkësi vlerash politike dhe etike.

Gjatë fjalimit presidenti Glauck nuk harroi të citonte dhe një fjali të pacifistit indian, Mahatma Gandhi, sipas të cilit vetëm një njeri me vetëbesim mund të bëjë progres dhe të ketë sukses.

Në fund të fjalimit, Gauck u përshëndet me nderime ushtarake drejt parkut të kështjellës Bellevue, ku ndodhet selia presidenciale. Udhëtimin e parë jashtë vendit, Glauck do ta bëjë në Poloni, ku javën e ardhshme takohet edhe me homologun Komorowski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›