Betohet Ministri i Kulturës Ardian Turku

Ministri i ri i Kulturës Ardian Turku është betuar sot para presidentit Topi në ceremoninë e zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Ardian Turku është emëruar në këtë post pas shkarkimit nga kryeministri Berisha të ish-ministrit Ylli Pango pas shpërthimit të një skandali seksual denoncuar nga emisioni Fiks Fare. Parlamenti miratoi pak ditë më parë dekretin e Presidentit per shkarkimin e Pangos me 100 vota pro dhe emërimin e ministrit të ri Ardian Turku. Mësohet se Kryeministri Berisha nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ministrit të Kulturës Turku.