E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, monitoruesit e KE-së në Tiranë

Komisioni Europian dërgoi në Tiranë përfaqësuesit e parë që do të monitorojnë përmbushjet e standarteve nga pala shqiptare për liberalizimin e vizave. Monitoruesit e KE-së vijnë në Shqipëri pas dorëzimit të raportit nga qeveria shqiptare në muajin janar. Delegacioni do të qëndrojë deri në fund të muajit, kohë kur dhe do të përmbyllet faza e monitorimit që do t'i bëhet Shqipërisë sa i takon përmbushjes së standardeve që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Ata do të zhvillojnë një sërë takimesh me disa nga institucionet kryesore në vend, mes tyre me funksionarë të qeverisë. Në fund të muajit mars, kur dhe përfundon procesi i monitorimit, të derguarit do të hartojnë një raport përmbledhës për fazën në të cilën ndodhet Shqipëria në përmbushjen e standardeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›