E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet ambasadori i ri amerikan në Rusi

Majkël MekFaul është betuar para Sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton si ambasador i ri i SHBA-së në Rusi.

Në ceremoninë e betimit në Uashington, Klinton lavdëroi MekFaulin, i cili ka shërbyer si këshilltar për Rusinë dhe Euroazinë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së presidentit Barak Obama.

Klinton e përshkruajti Rusinë si një nga marrëdhëniet më komplekse dhe më të rëndësishme të Amerikës.

Nominimi i MekFaul u konfirmua nga senati amerikan më 17 dhjetor. Ai zëvendëson ambasadorin Xhon Bejrll.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›