Komisioni hetimor therret per te deshmuar Edi Ramen

Kryetari socialist Edi Rama dhe diplomati Egin Ceka, jenë personat kyç që do të dëshmojnë para Komisioni hetimor parlamentar për incidentin ndodhur në Vjenë më datë 24 prill.
Në mbledhjen e komisionit hetimor u vendos të thirreshin për të dëshmuar edhe persona të tjerë si ambasadori ynë në Austri Vili Minaroll, organizatori i takimit Fate Velaj, si dhe të tjerë që kanë dijeni për gjithçka ndodhi në kryeqytetin austriak. Komisioni ka kërkuar nga disa media vizive materialet filmike që lidhen me incidentin e Vjenës. Seancat dëgjimore do të zhvillohet mes datave 6 dhe 9 maj.