Betohet presidenti i Frances Fransua Hollande
Francois Hollande u betua si president i Francës, duke u bërë kështu presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit. Hollande u betua për një mandat 5 vjeçar në Pallatin Elyze . Ish-presidetni Sarkozi dorëzoi kështu mandatin tek socialisti ndërsa kanë zhvilluar dhe një takim privat. Ceremonia u transmetua live nga mediat botërore, ndërsa ky ishte një moment historik për Francën. Më shumë se 350 autoritete të larta morën pjesë në marrjen e detyrës së Hollande, ndërsa së bashku me të ishte dhe e dashura e tij Valerie Trierëeiler.
"Franca duhet të jetë e hapur ndaj sfidave dhe të mos dështojë kurrë. Do të bëj të pamundurën të nxjerr vendin nga kjo krizë e lehtë", ishin fjalën e kreut të ri francez.
Ndërkohë, sprova të forta e presin shefin e ri të Elizesë edhe përsa i takon politikës së jashtme. Të gjithë presin të shohin cila do të jetë linja diplomatike që ai do të adoptojë. Ceremonia vijon me një makinë të hapur që përkon rrugën përgjatë Champs Elysees dhe kurorat në varrin e ushtarit të panjohur . Edhe pse dita më e bukur për Hollande analistët thonë se ky është vetëm fillimi i një mori sfidash, ndërsa nuk është lënë pa u vënë re dhe “trishtimi” i Sarkozisë, i cili gëzoi çelësat e Elise vetëm për një mandat.