E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie mbeshtetja e Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel këmbëngul se humbja e madhe që pësoi partia e saj në rajonin më të populluar të Gjermanisë nuk do ta dobësojë atë derisa po lufton me thellimin e krizës së borxheve evropiane.
Merkel po ashtu tha se është “shumë e relaksuar” në lidhje me zgjedhjet kombëtare që mbahen në fund të 2013-ës.
Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka pësuar humbje të madhe në zgjedhjet rajonale.
Demokratët e krishterë të Merkelit kanë fituar vetëm 26 për qind të votave në zgjedhjet e shtetit North Rhine Uestfalia.
Socialdemokratët e opozitës dhe të gjelbrit kanë siguruar shumicën, ndërsa Partia Pirate ka marrë më pak se 8 për qind të votave, por ka siguruar ulëse në asamblenë e shtetit gjerman.
Merkel, këmbëngul se rezultatet e zgjedhjeve nuk kanë të bëjnë me punën e saj, duke shtuar se puna e saj në Evropë nuk preket, nga ajo që pranoi se ishte “disfatë e dhimbshme dhe e hidhur”.
Ne rang kombëtar zgjedhjet e se dielës nuk sjellin një ndryshim në peshoren e pushtetit, por udhëheqësit e opozitës janë të mendimit se sinjali ishte shumë i rëndësishëm, përpara zgjedhjeve të shtatorit në vitin 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›