E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Obama video per Romneyn

Stafi i fushatës elektorale të presidentit Barak Obama ka publikuar një reklamë kundër rivalit republikan Mitt Romney mbi rekordin e punësimit . Video përmban punëtorë të një ish-fabrike të çelikut që është blerë dhe mbyllet më vonë, firmë private eshte bashkë-themeluar nga Romney."Ishte si një vampir, erdhën dhe na thithën ne “ thotë një punonjës .Romney ka sulmuar në mënyrë të përsëritur presidentin për dështimin në krijimin e vendeve të punës. Kredencialet e biznesit të ish-guvernatorit te Masaçusets janë parë si një pjesë thelbësore e mesazhit të tij të fushatës. Reklama e re i bën jehonë po ashtu një temë të përdorur më herët nga një grup që mbështet Neët Gingrich.
Video 30 minutëshe e cila titullohet “ Kur Romney erdhi në qytetet” e portretizon kandidatin republikan si dështak dhe si shkatërrimtarin e mijëra vendeve të punës.

E ndërkaq duket se sa vjen e bëhet më i qartë imazhi i kandidatit që do të konkurojë me presidentin Obama në zgjedhjet e 6 nëntorit . Kandidati republikan Ron Paul, lajmëroi ditën e hënë për ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së tij brenda partisë.

Paul është i vetmi që ka mbetur në garë përballë Romney, i cili ka një epërsi të pakthyeshme, por i duhen ende disa pikë për të arritur garancinë matematikore se do të jetë ai që do të sfidojë Obamën në zgjedhjet e nëntorit.Zyra e fushatës së ish-kongresmenit te teksasit lajmëroi se vazhdimi i fushatës do të kishte nevojë për miliona dollarë të tjera, të cilat ai nuk i ka. Megjithatë, 76-vjeçari nuk ka ndërmend të tërhiqet nga gara dhe do të vazhdojë të përpiqet të fitojë delegatë të rinj, në shtetet e ardhshme në të cilat do të votohet. Aktualisht, Paul numëron 104 delegëtë dhe Romney 966. Në mënyrë që një kandidat të konfirmohet zyrtarisht nga republikanët duhet të fitojë 1 144 delegatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›