I kerkoi divorcin shqiptari vret me thike bashkeshorten
Nje krim i rende ka ndodhur ne nje familje shqiptare ne Itali. Nje emigrant shqiptar eshte arrestuar pasi akuzohet se ka qelluar me thike per vdekje bashkeshorten e tij nene te kater femijeve ngjarje kjo e ndodhur te enjten ne Brianza te Milanos. Viktima eshte shtetasja Sabina Kazanxhiu 48 vjece. Gruaja eshte qelluar me thike nga burri i saj Ramiz Daka 50 vjec. Familja jetonte prej vitesh ne Itali dhe kishte kater femije. Policia italiane beri te ditur se gruaja kishte kerkuar divorcin nga bashkeshorti i saj dhe duket se ky ka qene nje nga shkaqet kryesore te perkeqesimit te marredhenies midis tyre cka e ka shtyre burrin te ndermarre veprimin tragjik. Gruaja donte te ndahej pas 20 vitesh martese por e gjitha ka perfunduar ne nje tragjedi per kete familje. 48-vjecarja dje ne mesdite mberriti ne ish-shtepine e ciftit ne Cavenago Brianza per te marre disa dokumente personale. Policia sqaron se ky ka qene dhe momenti kur ka ndodhur krimi. Hetimet vijojne per te sqaruar plotesisht rrethanat e ngjarjes. Nderkohe bashkeshorti vrases ndodhet ne pranga dhe po merret ne pyetje nga policia italiane.