Ekstradohet vrasesi shqiptar fshihej ne Angli si kosovar
Anglia sjell ne pranga 39-vjecarin shqiptar i cili kerkohej qe prej vitit 2000 per vrasje. Behet fjale per Ardian Rragamin i njohur ne Angli si Ardian Gashi ose me nofken vrasesi kosovar. Burimet zyrtare te policise thane se mesnaten e kaluar Interpol-Tirana ekstradoi nga Londra 39-vjecarin lindur ne Shkoder dhe banues ne Britanine e Madhe. Gjykata e Shkodres me vendimin e dates 26 tetor 2000 e ka denuar kete shtetas me 15 vjet burg per kryerjen e vepres penale te vrasjes me dashje. Sipas dosjes penale me date 22 korrik 1998 ne lagjen Daniel Matlia ne Shkoder Ardian Rragami ka vrare me arme zjarri pas nje grindjeje te castit shtetasin Qemal Kola para dyqanit te viktimes. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tiranes me Interpol-Londren ne muajin dhjetor 2009 u be i mundur arrestimi i tij me qellim ekstradimi drejt vendit tone. Por ne Angli ai njihej si Ardian Gashi pasi qe kur kishte emigruar ishte prezantuar si shtetas nga Kosova. Per kete arsye ai kishte fituar edhe azil politik ku jeton me familjen e tij. Ardian Rragami jetonte ne Londer dhe pranoi se ishte maskuar me te njejtin emer por mbiemrin e kishte bere Gashi dhe punonte ne ndertim te kompania Essex.