Po ndiqnin tre hajdute plagoset rende polici
Plagoset rende ne punonjes policie gjate nje aksioni per kapjen e tre hajduteve. Ngjarja e rende ka ndodhur pak pas mesnates se djeshme kur nje patrulle po ndiqte tre hajdute pasi ata kishin vjedhur nje magazine duralumini. Punonjesi i policise Roland Luzi ka rene nga nje lartesi prej tete metrash duke marre plage te shumta dhe per shkak te hemorragjise ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Me pas policia ka vene ne pranga tre hajdutet nderkohe qe oficeri i patrulles se Komisariatit Nr.3 eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ku ndodhet ne reanimacion. Burimet policore shpjeguan se pak pas mesnate policia eshte njoftuar se nje vjedhje magazine duralumini po ndodhte te rruga Jordan Misja prane Burgut 313. Menjehere per ne vendin e ngjarjes eshte nisur nje patrulle policie e Komisariatit Nr.3. Sapo ka mberritur ne vendin e ngjarjes patrulla e policise ka identifikuar hajdutet te cilet i ka rrethuar. Hajdutet kane tentuar te largohen dhe ndaj tyre ka nisur ndjekja policore. Nje punonjes policie pikerisht Roland Luzi 33 vjec ka hipur ne tarracen prej eterniti per tu prere rrugen atyre por kjo lende eshte shembur dhe ai ka rene nga nje lartesi prej tete metrash. Nga ana tjeter ne vendin e ngjarjes kane mberritur forcat policore qe kane rrethuar gjithe zonen duke bere te mundur kapjen e tre te dyshuarve. Ndersa punonjesi i policise babai i nje femije eshte shoqeruar per ne spital. Sipas te dhenave policore mengjesin e djeshem Komisariati Nr.3 ka vendosur arrestimin e tre te shoqeruarve per vjedhje. Sipas te dhenave policore te arrestuarit jane Zef Topalli 16 vjec Xhulio Noka 17 vjec dhe Ardit Qosja 17 vjec. Skena e rende e policit te demtuar eshte pare edhe nga shume persona deshmitare ku disa prej tyre kane ofruar ndihmen e pare per policin e plagosur. Nga ana tjeter drejtuesit e policise se Tiranes kane vizituar ne spital policin e plagosur por gjendja e tij paraqitet shume e rende. Gjithashtu punonjesin e policise dhe familjaret e tij i kane vizituar edhe shume kolege policie. Mjeket e spitalit thane se ai ka hemorragji te brendshme dhe aktualisht po punohet maksimalisht per shpetimin e jetes se tij. Kjo nuk eshte hera e pare qe nje punonjes policie demtohet ne krye te detyres nderkohe qe deri me sot ata nuk kane sigurim jete ndryshe nga te gjithe koleget e tyre perendimore por presin ndonje vendim qeverie ne raste te tilla.