E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betonizohet bregdeti i jugut tkurret plazhi

Niveli i ndotjes në vijën bregdetare nga Pish Poro deri në Sarandë është mjaft i lartë e problematik.Agjensia e mjedisit në Vlorë pas një inspektimi ka konstatuar ndotje të lartë përsa i përket mbeturinave të papërpunuara në bashkitë bregdetare, derdhjes së ujrave të zeza në det si dhe betonizimi dhe ndërtimi i kalatave pa leje duke zvogëluar hapsirat e plazheve.

Në një masë të madhe lokalet pranë dbregut të detit nuk kanë kanalazime ndërsa rasti më flagrant i konstatuar gjatë inspektimit kanë qenë inertet e ndërtimit  të derdhura në det për të cilat janë vënë gjoba dhe po punohet për pastrimin e bregdetit.Masat e marra dhe inspektimi në fjalë ndërmerren për të ngritur nivelin e pastërisë përgjatë bregdetit shqiptar për periudhën e sezonit turistik.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›