Menaxhimi i ujerave 4.5 mln euro per ligjin

Në Shqipëri mungon një kuadër ligjor për menaxhimin e burimeve ujore. Drafti më i fundit, i prezantuar nga ministria e Mjedisit, për menaxhimin e ujërave do ti jap fund këtij problemi, duke siguruar një mbrojtje të të gjitha burimeve ujore, por edhe trajtimin e tyre sipas standarteve të BE. Por implementimi i këtij projektligji në praktikë, i cili do të përmbajë vendime shumë të rëndësishme, do të kërkojë kohë dhe burime financiare.
"Në vend mungon një kuadër i fort ndërinstitucional i cili të mundësojë një menaxhim të integruar të ujërave dhe ndarje të qartë të përgjegjësive dhe detyrimeve dhe raportimeve për cështjet e tyre. Do të jenë rreth 26 vendime të Këshillit të Ministrave, do të transpozojmë edhe direktivën për ujërat nëntokësore, direktivën për përmbytjet, direktivën për trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Ne jemi të ndërgjegjshëm që ky proces kërkon kohë, shumë burime njerëzore, kërkon në radhë të parë nivel të lartë ekspertize por dhe burime të konsiderueshme financiare. Sepse nuk do të shikojmë vetëm cpërfitojmë nga ujrat, por dhe sa do të shpenzojmë në mënyrë që të kemi trajtim efektiv të tyre", tha Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit.
Ministri Mediu ka theksuar se do të duhen të paktën 5 vjet dhe një shumë që kap vlerën e 4,5 milonës eurove, ndërkohe që efektet do të ndihen në harkun kohor të 20 viteve të ardhshme. Ne prezantimin e draftit te ri ka marre pjse dhe shefi i delegacionit europian në Shqipëri Etore Sequi, i cili u shpreh se BE do te vazhdojë të financojë projektet e qeverisë shqiptare që kanë prioritet mjedisin. Gjate viteve të fundit u shpreh ai janë finacuar nga BE rreth 90 milionë euro.
Edlira Sulejmani