E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyoncé, 2 milionë $, këndon për djalin e Gadafit

Autori i Lajmit: RedaksiaAjo sapo është quajtur gjysma e çiftit më të pasur të shou bizit… dhe ndoshta këto foto janë arsyeja që e konfirmojnë këtë. Beyonce shfaqet duke performuar për djalin e Presidentit të Libisë, Gadafit. Me sa duket, ajo nuk u ka rezistuar dot milionave të miliarderit të ri. Por jo vetëm. Këngëtarja duket se është argëtuar shumë në skenën aspak komode të një bari në ishujt Karaibe në festën e Vitit të Ri. Fotografitë, të cilat u bënë publike ditën që ajo dhe bashkëshorti i saj u shpallën çifti me të ardhura më të shumta në profesionin e tyre nga revista “Forbes”, ajo këndon përpara syve të Muatsim Gadafit, i cili ndodhet në bar nën shoqërinë e miqve të tij. Vendi i zgjedhur për të performuar nuk duket se i shkon shumë për shtat koracës së këngëtares, por me sa duket, paraja që mund të jetë hedhur atë natë nga Gadafi nuk duhet të ketë qenë kurrsesi e vogël. Sigurisht, Muatsim Gadafi, djali i tretë i liderit të Libisë, Muamar al Gadafit, nuk ia shqiste sytë këngëtares seksi, e cila këndonte dhe kërcente përpara tij, miqve dhe personave të tjerë që dëfrenin, përfshirë dhe bashkëshortin e saj, reperin e pasur, Jay-Z. Gadafi tymos, rrëkëllen gota pa fund dhe qesh me të ftuar të tjerë luksi si këngëtari Xhon Bon Xhovi, Usher dhe vajza të reja shumë tërheqëse. Ylli i muzikës, Beyonce, 28 vjeçe, besohet se është paguar 2 milionë dollarë për të kënduar në atë festë private në plazhin Nicky në ishujt Karaibe, edhe pse kjo shumë nuk është përshirë në klasifikimin e revistës Forbes. Jay-Z, 40 vjeç dhe bashkëshortja e tij kanë fituar shumën marramendëse 110 milionë dollarë vetëm brenda një viti (qershor 2008-2009). Pas tyre vijnë aktori Harrison Ford dhe Calista Flockhart me £42m dhe Brad Pitt dhe Angeline Jolie me vetëm £33m; Viktoria dhe David Beckham kanë arritur gjithashtu të futen në top 5 e kësaj liste me $46 milionë brenda së njëjtës periudhë. Shumën më të madhe e ka fituar Davidi, i cili tashmë luan tek Milani, por paratë i ka përfituar nga Los Angeles Galaxy. Djali i tretë i Gadafit, Muatsimm, shihet si pasardhësi i mundshëm i babait të tij për të drejtuar vendin. Një zëdhënës i Beyoncé ka refuzuar të japë informacione të mëtejshme për lidhjen e çiftit me zotin Gadafi. Deri më tani, lidhja e vetme mes tyre duket se ka qenë paraja, për të tjerat nuk ka asnjë informacion.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›