E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasje mes katolikëve dhe rabinëve, Laras kundër vizitës së Papës në sinagogë

Autori i Lajmit: RedaksiaROMË – “Vizita e Papës në sinagogën e Romës është diçka negative”. Ky është pozicioni i ashpër që ka shprehur presidenti i Asamblesë së Rabinëve Italianë, Xhuzepe Laras, që pritet të marrë pjesë në ceremoninë historike të ditës së diel (ditë e shenjtë për rabinët), e cila, sipas tij, nuk do të sjellë asgjë të mirë, por do tu shërbejë vetëm sektorëve më të prapambetur të kishës. Laras shpjegon se në komunitetin hebre ka pasur shumë pakënaqësi për prezencën e Benediktit XVI, veçanërisht pas polemikave të reja relative për procesin e lunimit të Pio XII. Këtyre fjalëve u shtohen dhe fjalët e ambasadorit izraelit, Mordekai Levi, sipas të cilit, antijudaizmi ekziston ende. “Jam i sigurt, - tha, - se jo të gjithë ishin dakord në debatin mes katolikëve dhe hebrenjve, për sa i përket dënimit të antisemitizmit, ashtu siç mendoj se jo të gjithë janë dakord edhe sot”. Megjithatë, Laras mendon se në çdo moment, vizita e Atit të Shenjtë ka një dimension historik, dhe pavarësisht dallimeve në opinion, të dyja palët mund të krijojnë një dialog shumë konstruktiv. Sipas presidentit të Asamblesë, Laras, i cili e dha këtë intervistë për “Juedische Allgemeine Zeitung”, gazetë gjermane e komunitetit hebraik, vizita e Benediktit XVI nuk mund të sjellë asgjë pozitive në përgjithësi.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›