E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj Palin, Mekein: “Kënaqësi që punova me të”

Autori i Lajmit: RedaksiaSHBA - Në një intervistë për programin "The Today Shou" mëngjesin e djeshëm ngjalli shumë diskutime momenti kur drejtuesi i emisionit, Matt Lauer, pyeti senatorin Xhon Mekein për pretendimet se në një libër të ri për fushatën e tij ai kishte bërë shumë pak kërkime për sa i përket begraundit të Sarah Palinit përpara se ta zgjidhte atë si konkurrente gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në Amerikë. Pasi moderatori e pyeti Mekeinin për debatet e fundit me liderin e mazhorancës në senat, Harry Ried, dhe gjendjen e luftës në Irak dhe Afganistan, Lauer i kërkoi Mekeinit saktësinë e këtyre pretendimeve në librin e tij të ri “Ndryshimi i lojës” me autor John Heilmann të revistës “Nju-Jork” dhe gazetarin e Time Magazine, Mark Halperin. A ishte e vërtetë, e pyeti Laueri, se kandidatura e Sarah Palinit ishte kaq e papërshtatshme, sa askush nuk shkoi në Alaskë për të intervistuar bashkëshortin e saj apo ndonjë nga kundërshtarët e saj politikë? “Nuk di të them, - tha Mekeini. - E vërteta është se unë jam krenar që punova me Sarah Palinin gjatë fushatës së përbashkët. Ajo i dha energji partisë sonë dhe do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm në politikën e amerikane të së ardhmes”. Libri i Heilemann and Halperin ka shkaktuar shumë debate në jetën politike amerikane. Lidhur me debatin për fushatën presidenciale të Mekeinit dhe zgjedhjen e pavend të fjalëve të Riedit në komentet për Obamën, në faqet e librit shkruhet se marrëdhënia mes Xhon Eduardit me një nga punonjësit e fushatës së tij presidenciale dhe se ishte mbajtur e fshehtë nga ndihmësit e tij. Eduardi del në libër si një njeri me shumë probleme. Ndërsa dhe gruaja e tij, Elisabeta, nuk mbetet prapa.. Ajo përshkruhet si një grua e paranojave. Libri shkruan se Bill Klintoni, ish-presidenti amerikan, ishte përfshirë në një aferë në vitin 2006, për të cili shumë mendonin se do të ndikonte direkt në kandidimin e gruas së tij, Hilari Klinton për presidencën e vitit 2009 dhe se ai kishte ofenduar rëndë senatorin Ted Kenedi, ndërsa përpiqej të fitonte përkrahjen e gruas së tij, duke thënë për kandidatin e atëhershm Obama: “Disa vjet më parë ky njeri do të ishte duke na shërbyer kafe”, se Sarah Palin besonte se Sadam Hyseini fshihej pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe se nuk e kuptonte se përse Koreja e Veriut dhe e Jugut ishin të ndara (Lufta koreane) dhe se ajo nuk ishte e aftë të shqiptonte saktë emrin e kandidatit për zëvendëspresident, Xhoe Bajden. Libri vazhdon më tej duke përmendur se Palin ishte jo e qëndrueshme nga ana mendore dhe se e kishte humbur fare lidhjen me realitetin gjatë fushatës elektorale. Në qarqet politike dhe mediatike të Uashingtonit ka kohë që shkruhet dhe analizohet se Sarah Palin ishte gabimi më i rëndë që ish-kandidati për president, Xhon Mekein bëri në zgjedhjen për zëvendëspresident, një gabim që e fundosi kandidaturën e tij përballë Barak Obamës. Më 4 nëntor 2008, në mesin e krizës financiare, sondazhet konfirmuan kandidatin e Partisë Demokratike që ishte shprehur më qartë për përmirësimin e ekonomisë botërore, deri në atë moment. Xhon Mekein kishte e kalëruar më së miri politikën e jashtme të Xhorxh Bushit, kurse tashmë amerikanëve u interesonte më shumë ekonomia e tyre e brendshme.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›