Beyonce mahnit Parisin

Beyonce realizoi ditën e djeshme një set fotografik për revistën ‘Harper’s Bazaar’ në një nga ballkonet e hotelit Ritz, në Paris.
Foto
Këngëtarja e famshme dukej shumë elegante me veshjen e saj dhe me flokët e mbledhura.
Beyonce ndodhet në Paris për regjistrimin e këngës së saj të re së bashku me Kanye West dhe sipas revistës ‘People’ ajo po përgatit edhe një video për këtë këngë.
Këngëtarja shoqërohet nga Jay-Z, bashkëshorti i saj, në kryeqytetin francez dhe çifti po qëndron në një hotel super luksoz prej 20 mijë dollarësh në natë.
Foto