E Shtunë, 31 Tetor 2026

Los Angeles Times: Vajza që i bën plagjiaturë Kadares

France - Herët në jetën e saj prej shkrimtareje, Francine Prose zhvilloi një zë të pagabueshëm: të mprehtë, ironik, inteligjent, të pakompromis. Duke përdorur këtë zë në rrugën e saj, ashtu si minatori përdor elektrik koke, ajo ka zvarritur rrugën e saj në qoshe të errëta të jetës amerikane - lagje e rrethina, akademi, shkollat publike post-kolumbiane. Prose e kthen mendjen amerikane nga brenda dhe nga jashtë, duke i zbuluar të gjitha, frikën, lakminë, paranojën, karizmin dhe ngacmimin. Personazhet e saj janë shpesh njerëz për të cilët lexojmë në lajme, të arrestuar padrejtësisht, të akuzuar në mënyrë të gabuar, të margjinalizuar ose të mundur vetëm nga një ëndërr që ata dyshojnë se nuk është e tyre. Në romanin e saj të fundit, "My New American Life" (Jeta ime e re amerikane), Prose hyn në mendjen e Lulës, një grua 26-vjeçare nga Shqipëria. Lula është shumë afër marrjes së kartës së gjelbër, pasi ka punuar për një kohë si kameriere në New York City. Kur ne takohemi me të, ajo është duke punuar si dado për një njeri të divorcuar, z. Stanley që ka një djalë adoleshent, Zeke. Mik i afërt i z. Stanley, është Don, një avokat emigracioni i cili është duke ndihmuar Lulën të marrë kartën e saj të gjelbër. Ata janë njerëz të mirë. Fatkeqësisht, ashtu si mendon gjithnjë Prose, pikërisht kur mendojmë se jemi njerëz të mirë, del në pah lakmia. Lula është e kënaqur me qetësinë, jetën e izoluar në të cilën ajo ka kaluar dy vitet e fundit me Stanley dhe Zeke.
Plagjiatura
Ajo ka kaluar shumë ngjarje të këqija - vdekja e dy prindërve në një fluturim drejt Kosovës së shkatërruar nga lufta, gjurmë fëmijërie të sajat që sillen përreth përmes alkoolizmit e varfërisë për shkak të komunizmit dhe brutalitetit të qeverisë. Z. Stanley dhe Don e inkurajojnë atë që të shkruajë historitë e saj. Por, kur ajo përpiqet, del një përzierje e çuditshme gënjeshtrash e tregimesh popullore, plagjiaturë e linjave të tregimit të shkrimtarit më të njohur të Shqipërisë, Ismail Kadare. Kjo duket mjaft mirë për audiencën e saj amerikane (Z. Stanley dhe Doni).
Komunizmi
Përshkrimet e saj për jetën nën komunizëm, megjithatë, ndonjëherë zbulojnë një ngjashmëri të dëshpëruar me jetën e saj aktuale: "Amerika është si kombinimi i komunizmit dhe post-komunizmit. Ju supozohet të mos jeni materialistë, deri sa të jeni të suksesshëm". Është Lula me paraardhësit e saj të "qeshur", është Lula me një cinizëm të zymtë që i takon Ballkanit, e nëse ajo nuk tregohet e kujdesshme, ky cinizëm do t'i hyjë asaj në arterie.
Z. Stanley dhe Zeke kanë pjesën e tyre të traumave. Nëna e Zeke e ka braktisur atë në prag të Krishtlindjeve, në përpjekje për të kapur një ëndërr në Bali, Sedona dhe gjetkë. Ajo ka një histori sëmundjeje mendore, që Stanley e ka trajtuar me një qëndrim të qetë dhe që Zeke pretendon ta injorojë. Prose është shumë e mirë në të lënit të lexuesit të romanit në ankth. Kur tre burra shqiptarë të vijnë në shtëpi dhe kërkojnë nga "motra e vogël" e tyre që të fshehë një pistoletë për ta, ne bëhemi edhe më shumë nervozë. Kur Lula fillon të bjerë në dashuri me njërin prej tyre, ne e lëmë librin poshtë dhe vëmë kokën mes duarve.
Shkrimtarja
Kjo është një nga truket më të vjetra të të shkruarit: vër një armë në një dhomë dhe do të dalë jashtë saj, herët a vonë. Krijo një shoqëri të paqëndrueshme me boshllëk shumë të madh, e dikush është i detyruar të lëndohet. Rritni fëmijë egoistë dhe të imunizuar ndaj dhimbjes së të tjerëve, dhe ju do të përfundoni me një shoqëri që të çalojë nga lakmia. Por Prose nuk është në lojën e predikimit. Ajo është e interesuar për të kuptuar atë që nxit Lulën të dojë këtë jetë amerikane shumë. Ajo është e interesuar në zgjedhjet që Lula ka për të bërë, në mënyrë që të mundet të marrë mundësitë e ndryshme në këtë jetë. Nëse edhe ne jemi të shqetësuar, është sepse edhe ne duam atë jetë për Lulën po ashtu. Në disa pika, Lula e sheh dhe e ndjen besimin në të ardhmen ndriçuese, që mund të jetë bukuria e vërtetë e amerikanëve. Në këto momente ajo ndihet sikur po "lundron", derisa diçka ose dikush e tërheq atë mbrapsht. Prose ia del mbanë të na bëjë ne të ndjejmë fuqinë e ëndrrës amerikane. Ajo ia del teksa e shndërron ankthin në dhembshuri, e kjo është një levë e vogël që merr udhën kur ne mund të imagjinojmë se çfarë me të vërtetë një person tjetër mendon. Lula i klasifikon kujtimet e saj: ajo i zotëron disa, i largon disa të tjera, bën vend për ato që janë të këndshme, për net pranverore të ngrohta dhe erën e gatimit shqiptar. Kur ajo ndalon përpjekjen e saj për të mashtruar të gjithë ata që janë rreth saj në mënyrë që të marrë atë që dëshiron, lexuesi e sheh, atëherë ajo ndërmerr një hap të madh drejt të qenit e pavarur dhe zotëron një pjesë të vogël të kësaj jetës amerikane.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›