E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbipesha në fëmijëri, rrezikon obezitet në moshë të rritur

Nuk është sekret se obeziteti mes fëmijëve dhe adoleshentëve është një problem në rritje, madje edhe në vendet më pak të zhvilluara. Por, studiuesit vërtetojnë se të qenit mbipeshë në moshë të re shton rrezikun për obezitet në moshë të rritur. Mjekët thonë se mbipesha hap rrugën për pasoja të tjera shëndetësore, si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundje të zemrës. Një studim i kohëve të fundit tregon gjithashtu se gjasat për të qenë mbi peshë janë më të shumta mes grave sesa mes burrave. Lauren Paynter tani nuk është mbipeshë. Por ajo e di se çdo të thotë kur njerëzit mbipeshë ngacmohen ose vihen në lojë; në fëmijëri, Lauren ka qenë tepër e shëndoshë. Për të rënë nga pesha, ajo vendosi të ndryshojë zakonet e të ngrënit dhe të kryente më shumë ushtrime fizike. Ajo hoqi dorë nga pijet e ëmbla dhe filloi t'i jepte biçikletës dhe të ecte më shpesh. Si rezultat, Lauren humbi 7 kilogram.

Studimi

Studiuesit në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill shqyrtuan gjatë një periudhe 13-vjeçare më shumë se 8.000 të rinj të moshës 12-21vjeç. Ata ishin me peshë normale, mbi mbipeshë dhe tepër mbipeshë (obesiti). Më pak se 2 përqind e atyre që ishin në peshë normale u bënë tepër mbipeshë më vonë në jetë. Ndërsa 75 përqind që kishin qenë mbipeshë në moshë të herëshme u prekën nga obeziteti në moshë të rritur. Autorja e studimit, Natalie Tay në Universitetin e Karolinës së Veriut, thotë se kur pjesmarrësit në studim u bënë rreth 30 vjeç, gjinia filloi të luante rol në mbipeshë. Rreth 37 për qind e meshkujve që kishin qenë mbipeshë në rini u bënë tepër mbipeshë u rritën, ndërsa mes femrave kjo përqindje ishte më e lartë, rreth 50 përqind. Në 30 vitet e fundit, numri i fëmijëve mbipeshë në Shtetet e Bashkuara është dyfishuar dhe numri e adoleshentëve mbipeshë është trefishuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi pesha mes fëmijëve është epidemi, edhe në vendet në zhvillim.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›