Biagio Antonacci: Të gjithë jemi skllevër të dashurisë

17/06/2005 Nga dashuria, ndjenjat e pakapshme. Është një mënyrë për t’i kënduar dashurisë, sidomos kur nuk e kemi. Dhe kjo është gjë e bukur. T’i këndosh dashurisë kur ajo nuk ekziston. T’i këndosh pasioneve që të trondisin jetën dhe ndjenjat, që të bëjnë të humbasësh atë pjesë të racionales që ke dhe që të bën të frenosh instiktet
Albumi i tij i fundit është një nga më të shiturit e kësaj vere. “I çmendur pas teje” përmbledh një sërë këngësh kushtuar dashurisë, të cilën Biagio Antonacci e ka prezantuar për herë të parë gjatë koncertit të Festivalbar.
“Më pëlqen të këndoj për dashurinë, pasi është një ndjenjë e vërtetë, e fortë dhe fisnike”.
“I çmendur pas teje” është një këngë dashurie, por duket sikur të jetë ndryshe nga të tjerat. Është një mënyrë e re për t’i kënduar kësaj ndjenje?
Është një këngë dashurie, por mbi të gjitha një meditim mbi varësinë që kemi ndaj dashurië dhe që të trondit. Të gjithë jemi skllevër të dashurisë, të paktën një herë në jetë.
Nga jeni frymëzuar?
“Nga dashuria, ndjenjat e pakapshme. Është një mënyrë për t’i kënduar dashurisë, sidomos kur nuk e kemi. Dhe kjo është gjë e bukur. T’i këndosh dashurisë kur ajo nuk ekziston. T’i këndosh pasioneve që të trondisin jetën dhe ndjenjat, që të bëjnë të humbasësh atë pjesë të racionales që ke dhe që të bën të frenosh instiktet.
Në këngët e tua, ti flet për ndjenja të pastra, ato që provojnë të gjithë?
Po, se realiteti dhe jeta është e thjeshtë.
Edhe për një personazh të famshëm siç jeni ju?
Po, pasi unë jam një njeri normal, por që punoj me televizionin. Është thjesht fati për të shprehur ndjenjat e tua me një këngë.
Ndjenja më e fortë për ju?
Dashuria për fëmijët e mi. Ata janë gjëja më e bukur e jetës sime dhe më falin shumë emocione, ndoshta janë ndjenjat më të bukura që mund të ndjejë një njeri. T’i falin ato çdo çast.
Çfarë do të thotë për ju të jeni baba?
Është një përgjegjësi, por edhe gëzim. Është e thjeshtë, të duash atë që t’i ke krijuar dhe të përpiqesh të kujdesesh për të, jo për ta bërë të ngjashëm me veten, por që ata të bëjnë më pak gabime se ç’mund të kesh bërë vetë. Me një fjalë, ta mbrosh, por jo shumë.