E Diel, 1 Nëntor 2026

Destiny's Child në prag të ndarjes

17/06/2005  Cili do të jetë fati i “Destiny's Child”? Fjalët thonë se do të ndahen, ndërkohë që menjëherë vijnë edhe përgënjeshtirmet. Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me treshen e shfrenuar që ka publikuar dhe shitur miliona disqe. Këngët e reja që po shohin gjithnjë edhe më shumë si soliste Beyonce Knowles, duket se janë fillesat e hamendësimeve lidhur me të ardhmen e grupit.

Është pikërisht suksesi i saj që mund të jetë baza e ndarjes së grupit. Kelly Rowland ka pohuar për ndarjen e grupit në fund të turneut të tyre, por këngëtarja tjetër, Sony, ka mohuar lajmin. “Jemi bashkë që prej 9 vjetësh, që kur ishim në moshën 14-vjeçare, është shprehur Rowland, duke shtuar se “asnjëra prej nesh nuk mendon të largohet nga grupi. Jemi në një pikë të rëndësishme të karrirës sonë dhe, sigurisht që jemi të bashkuara si kolege dhe si shoqe”.

Vajzat e grupit “Destiny's” para disa ditësh kishin pohuar zërat e kontradiktave të tyre, sidomos pas probleme që lindën gjatë koncertit të tyre në Barcelonë, Spanjë. Vetë Kelly ka deklaruar në fillim të javës se turneu i tyre "Destiny Fulfilled... And Lovin' It" mund të jetë shfaqja e tyre e fundit së bashku në Evropë.

Vajzat e treshes janë duke menduar për të vazhduar karrierën e tyre artistike, por tashmë të ndara. Albumi i fundit i grupit, i titulluar "Destiny Fulfilled", arriti të shiste vitin e shkuar, vetëm në Amerikë, mbi 2.7 milionë kopje. Ndërkohë që, këngëtarja më e famshme e grupit, pa dyshim që është Beyonce Knowles, e cila që prej vitit 2002 ka nisur edhe karrierën si aktore, fillimisht me filmin "Austin Powers".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›