Raca shqiptare - e ngritur nga varri, apo e mallkuar
17/06/2005 Që libri i Jakov Milaj, edhe pse i botuar për herë të parë në vitin 1944 ngacmon sërish mendimin dhe intelektualët; që Jakov Milaj e nis librin duke theksuar se libri nuk ka qëllim racist, por është krejt e kundërta e tij; (Ky studim, - shënonte ai në parathënien e librit, - nuk është bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik, që i japin këtij skaji popujt e tjerë të Botës); që njerëz të ndryshëm rreken të rindërtojnë një firmë që ka nënshkruar një vepër “raciste” si ajo e Jakov Milajt; që
Shqipëria duke u përpjekur të shpëtojë prej miteve mitizon duke u mbështetur në të kundërtën e dukjes dhe brendisë së një libri: - të gjitha këto më bëjnë të kthehem mbrapsht, në një kohë, nga prerja e së cilës, duke marrë parasysh atë që erdhi deri në vitin 1944 në mendimin intelektual- letrar-publicistik shqiptar, e duke e rilidhur me vitin ’90, kur u rishfaq si i kthyeri nga varri libri i mallkuar i Jakov Milaj në libraritë shqiptare.
Gjatë leximit të librit “Raca shqiptare”, nuk pashë të më ngjizeshin as elemente kimike-patologjike-raciste, as proces të riciklimit të një “uni” filoshqiptar. Ajo që më erdhi në fillin e parë të kujtesës dhe refleksionit qe respekti për punën e madhe dhe me një qëllim parësor: - ndërgjegjësimin e kombit shqiptar si një pjesë e bashkësisë evropiane, e dhënë kjo, jo mes krismash e luftërash, por nëpërmes dijes dhe hijes së rëndë të librave, duke u rrekur të pjellin një dritë, e cila për shumë kombe të zhvilluara është gati ekzotike e ardhur prej nesh. Ky libër, i parë në prerjen kohore kur u botua, është një guxim i madh për gjendjen ku ndodhej Shqipëria. Autori sikur të parandjente se pas “globalizimit fashist” do të dominonte në dheun e tij, “globalizimi ideologjik komunist”, që do ta shpërfytyronte për gjysmë shekulli dinjitetin dhe individualitetin e njeriut shqiptar.
***
M.Kullashi, M.Kraja, B.Pulaj, M.Haxhia dhe raca shqiptare
M.Kullashi veçon: Në parathënie ai (J.Milaj) paralajmëron “një studim antropologjik e historik”, sado që pranon se nuk është as antropolog, as historian.
Kjo është një arsye kaq e rëndomtë, thënë për një studiues serioz dhe me kurajo patriotike, sa mjafton të kujtojmë të mjerin (?!) Çehov, që u bë shkrimtar i madh e i pavdekshëm me diplomë mjekësie, pa mbaruar një shkollë letërsie apo për shkrimtar! Sa për teoritë racore, ato le t’i studiojnë specialistët, le të mbyllin për 1000 vjet studimet e kërkimet shkencore, nëse duan, por nëse një holokaust u përsërit në Bosnje me boshnjakët, në Kosovë me shqiptarët, mendoj se popujt të mëdhenj apo të vegjël duhet të dinë mirë rrënjët e identitetit të tyre, e të mos e ndjejnë inferioritetin, duruar deri në shfarosje masive!
B.Pulaj - ... është jo vetëm shqetësuese, por dhe tronditëse që një libër si ai i Jakov Milajt gjen një recensurë krejt jo-kritike, madje lavdëruese në faqet e kësaj gazete (fjala është për artikullin "Thelbi i ekzistencës, të njohësh vetveten", të autores M.H)
Të shkruash një libër dhe ta botosh në vitin 1944, kur nazizmi ishte ende në fuqi dhe bota mbarë drithëronte nën ethet e një marrie, të pretendosh dhe të kërkosh mëvehtësinë e racës tënde, kur dihet që në mbarim të “gostive të përgjakura botërore” fuqitë e mëdha bënin gati dhëmbët për të copëzuar Shqipërinë, e kjo është ende e dukshme sot, kur një pjesë e mirë shqiptarësh janë ndarë, vuajtën një nga genocidet më çnjerëzore, për faktin e aludimit të racës “së vjetër sllave” në Ballkan. Përse nuk e kanë lexuar, vallë, librin e Milajt, duke mëshuar në qëllimin e tij madhor patriotik, kur J.Milaj, f.136 shkruan: “Etnografët sllavë për të zhdukur përshtypjen që kishte Bota për mbretërinë e tyre mozaike, janë munduar me çdo mënyrë që ta pakësojnë rëndësinë e shqiptarëve të Kosovës e të Dibrës, duke zvogëluar numrin, ose duke i thirrur turq disa nga ata se ishin myslimanë, shtuan pastaj se ardhja e shqiptarëve në Kosovë është e ditëve tona dhe prandaj këtyre nuk duhet t’u njihet e drejta për pronësinë e tokave që pushtuan me forcë, kur qenë të përkrahur prej Stambollit dhe ngulnin këmbë për të provuar se pjesa më e madhe e tyre, që sot flasin shqip, qenkëshin sllavë të shqiptarizuar.
Nuk kemi ndërmend të merremi me statistikë, as më gjatë me histori, por është brenda caqeve që i kemi caktuar këtij studimi për të provuar nëse kosovarët e dibranët janë prej origjine shqiptare apo prej origjine sllave, që dikur paskan ndërruar fenë dhe kanë harruar gjuhën. Shumë autorë serbë me Cvijiçin në krye e me disa nga krerët e kulturës sllave, janë munduar të provojnë këtë tezë të dytë. Sikur të ishte bërë një studim antropologjik e i hollësishëm në këto vise, sot do të flisnim me siguri matematike mbi cilësitë racore të bashkëkombësave tanë, që kanë qenë jashtë kufirit të 1913-ës.
....këto përfundime (f.142) që nxirren nga studim i Glueck-ut, janë të mjaftueshme për të hedhur poshtë tezën e autorëve sllavë, që thonë se më e shumta e kosovarëve dhe e dibranëve përbëhen prej serbësh të shqiptarizuar.
Dhe për ta qetësuar autorin, nuk e kam bërë “gabimin” e Jakov Milajt, që pa qenë antropolog, guxon të studiojë racën e gjyshërve dhe stërgjyshërve për qëllimin e madh: -të njohësh vetveten!, Nuk jam historiane, nuk hulumtoj në pikanten që kundërmon nëpër autorë, por thjesht, përpiqem që me shënimet e mia të ngacmoj lexuesin e ta bëj të shkojë te një libër, i cili ngacmon e që nuk është çudi, t’i interesojë qarqeve të caktuara pro-serbe, për të mos u dukur më në librari, e më tej për të mos i bërë shqiptarët të ndjehen njerëz me të gjitha të drejtat e të gjithë banorëve të planetit.
Inati është më shumë intelektual për të mbushur “gropat e mëdha” bosh që i la vetëdijes sime si individ civil, koha e një regjimi gënjeshtar e megalloman, që i varrosi me radhë intelektualët dhe veprat e tyre, duke u gjetur nga një bisht. Inati është se vlerësoj dhe kërkoj të bashkangjisë fjalën e time për kuptimin e ri që i jep vetëdijes së një njeriu gjithë historia e krijimit dhe zhvillimit të racës tënde, me fjalën e një njeriu, të cilin regjimi e varrosi bashkë me herezinë e tij shkencore;
Gjithw kwsaj i shtohet fjala bindëse e historianit dr.prof.A.Meksi, i cili jep një shpjegim shumë të domosdoshëm dhe tronditës për një tjetër vlerë të madhe që libri i Milajt përcjell, atë të identifikimit të kombit shqiptar si një njësi e vetme dhe si një komb i vetëdijshëm me gjuhën, traditat, zakonet, flamurin, historinë dhe shkencën e vet. A.Meksi shkruan në parathënie, f.10: Kjo vepër nëpërmjet analizës së ndërthurur të antropologjisë me ngjarje të mëdha historike, vrojtimeve të vetë autorit në popullsitë shqiptare dhe në krahasimin e tyre me popujt që na rrethojnë, apo dhe me ata që na kanë pushtuar, si dhe
prania e kontakteve në periudha të gjata kohore, i qëndroi kohës, pikërisht për shkak të vërtetësisë shkencore të metodës së studimit të materialit që pati në dorë autori. I qëndron kohës dhe për shkak të atdhetarisë së tij, pavarësisht nga persekutimi gjysmëshekullor gjatë diktaturës. Për ironi të fatit, për këtë kontribut madhor, duke përbërë një model që duhet ndjekur.
***
Studiuesi Aurel Plasari në librin “Biopolitika a ekziston në Shqipëri”, në lidhje me këtë çështje shkruan në f.12-13, - Në të vetmin libër që, nën ndikimin e teorive të racës, dilte në Shqipërinë e pushtuar nga ushtritë e Reich-ut III më 1944, me titull “Raca shqiptare”, autori Jakov Milaj dëftohej i kujdesshëm në ballafaqime potencialesh biologjikisht “më të larta” dhe “më të ulëta”. Ai, gjithsesi, i shmangej reflektimit të këtyre në sferën politike. Megjithëkëtë, vazhdon A.Plasari, edhe një kësi vepre u prit me skepticizëm nga kritika, e cila llogariste se, ashtu si gjermanët nuk mund të flasin për një “racë gjermane” apo francezët për një “racë frënge”, në kuptimin shkencor do të ishte absurditet përftimi i një “race shqiptare”. Merxhani njëherë e kishte nënvizuar se argumente të tilla mund të shkonin në dëm të shqiptarëve, sikundër kishte ndodhur me Memorandumin që këta u kishin drejtuar Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit nëpërmjet Lordit Beaconsfiel.
Në këto dokumente, për të vërtetuar shqiptarësinë e Epirit, kujtoheshin “ndryshimet e thella të racës”: qe fjala për idenë që shqiptarët paskëshin kokë të gjatë (dolichocephal), ndërsa grekët kokë të rrumbullakët (brachycephal). Nuk mbahej parasysh në këtë mes një
realitet i thjeshtë: që mes njerëzve të së njëjtës kombësi hasen rëndom njerëz me kokë të ndryshme nga forma (në përkthimin shqip të këtij dokumenti historik në botimet zyrtare, termi it.razza i Memorandumit është dhënë gjithkund me komb ose kombësi). Ashtu si Merxhani, në fakt, edhe vetë Milaj e pranonte që “epiriotët” e kohës së re janë shqiptarë të greqizuar jo me anë të racës.
Në analizë të fundit, po të lexohet punimi i Milajt në mënyrë të çpasionuar, dhe sidomos kreu IV –raca shqiptare në shekuj- në të shqiptarët paraqiten jo si një tip i vetëm antropologjik, por si një përzierje tipash të tillë. Ndoshta në këtë përfundim, të qëndrueshëm edhe sot, autori duhet t’ia dijë “fatit” që nuk mori “racën e pastër” si premisë të punimit të vet, me fjalë të tjera: parapëlqeu të mbetej nxënës i E.Pirrard-it se sa të jepej mbas teorive të A.Rosenberg-ut. Për Milajn, edhe populli shqiptar, si
të gjithë popujt e qytetëruar, ka pësuar kryqëzime me popuj të tjerë; si gjithë të tjerët, edhe shqiptarët janë rezultat i një procesi të gjatë nguljesh dhe shpërnguljesh, integrimesh dhe ç’integrimesh të shumta.
***
Letërsia dhe publicistika shqiptare një nga defektet më kryesore që ka mbartur deri vonë, që e ka ende tek-tuk, ka qenë një lloj mitizimi i realitetit dhe shqiptarit. Kjo ka qenë një shprehje shumë e dukshme te Rilindësit, që gati e hyjnizonin vendin, ndjenjën dhe jetën. Për sa kohë që mungoi ecja paralel me këtë lloj letërsie dhe publicistike e kritikës së mirëfilltë dhe shkencore, kjo dominoi gjerësisht. Me dukjen e fenomenit Konica, sikur filluan të shemben këto mite.
Mund të dallosh lehtë mbeturina dhe elemente të Rilindësve dhe ideve të tyre në qëllimin dhe veprën e Milajt, por kurrsesi nuk mund të shikoj atë që është përmbys në veprën e tij, të ashtuquajtur “racizëm”, pas së cilës kapen fort këto shkrime. Duke gërmuar në jetën dhe shkollimin e Milajt, theksoj disa pika të forta që lan gjurmë në formimin e tij. Kështu, ai mbas gjimnazit në Shkodër, i ndërpreu studimet në Torino dhe mori pjesë në Kryengritjen e Fierit. U dënua nga Zogu me 101 vjet heqje lirie, më pas u lirua me amnisti të përgjithshme me rastin e festës së flamurit.
Më pas, punoi redaktor në “Përpjekja Shqiptare”, ku Branko Merxhani ishte kryeredaktor dhe gazeta të tjera. U laureua Doktor i Shkencave veterinare në 1941, me pikët maksimale 110 pikë. Punoi si veteriner në Fier, Durrës, Korçë. Më pas u emërua në Kryeministri. Në vitit 1942 mori pjesë në Qeverinë e Maliq Bushatit, si ministër i Bujqësisë dhe Pyjeve. Pas 3 muajve kërkoi dorëheqje, pasi programi i pjesës shqiptare nuk po lejohej të realizohej nga italianët (konkretisht nuk pranoi të firmoste dhënien me koncension të pyjeve shqiptare italianëve).
Ka emëruar 30 mjekë veterinerë në Kosovë, për të ndihmuar popullin kosovar. Punoi në Institutin e Studimeve Shqiptare si Sekretar i Përgjithshëm. Pas ’44-ës u burgos me 15 vjet heqje lirie si bashkëpunëtor me okupatorin. E mbylli karrierën si veteriner në fermën ‘Çlirimi’. Është dekoruar me urdhër pune, medalje kujtimi për pjesëmarrjen në lëvizjen e Fierit, “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit dhe një rrugë ka emrin e tij, emëruar Kryetar Nderi i Shoqatës “Myzeqeja”, e cila ka zhvilluar dhe një simpozium në emër të tij. Para çlirimit ka themeluar shoqatën “Besa Shqiptare” në Shkodër dhe “Apolonia” në Fier.
***
Të mos harrojmë se libri shkruhet i rrafshët, qëllon që vdes sapo botohet, qëllon (si në këtë rast) që edhe pas botimit të katërt, pas pesëdhjetë vjetësh, të krijojë lëkundshmëri në leximin e tij, sipas kohës kur ai lexohet dhe erës politike që përcakton synimet e interpretimit. Mallkimi që mbart studimi i J.Milajt, me sa shoh, është se njerëzit mbyten nga tymi pa ditur t’i gëzohen dritës së flakës që përcjell libri i këtij njeriu të ngritur nga varri, herë duke ia shkundur baltën, herë duke i hedhur dhe një lopatë tjetër sipër.