Dita e Ndërkombëtare e Muzikë, 24 orë në sheshin e Tiranës
17/06/2005 Një koncert që nis në orën 18.00 për t’u mbyllur në agimin e ditës tjetër. Kjo do të jetë festa e madhe e muzikës më 21 qershor, ku Dita Ndërkombëtare e Muzikës parashikon ta kthejë qendrën e Tiranës në një arenë të këngës shqiptare dhe asaj të huaj.
Ky është një projekt që Ministra e Kulturës ia ka vënë në ngarkim shoqatës "Media art" dhe RTSH-së, të projektuar nga Zana Çela, me regji të Pali Kukes. Edhe pse programi do të jetë në terren të hapur, projekti do të ketë dhe skenografinë e Blerad Gerçaliut. Ndërsa këngëtari i ri, i preferuar shumë nga masa rinore, Florian Mumajezi, do të jetë prezantues.
I njohur që nga grupi “The dreams”, Flori do të jetë gjithashtu dhe shoqërues i performancës muzikore.
Ky është viti i katërt që Dita Ndërkombëtare e Muzikës festohet edhe në Shqipëri, duke krijuar rrethin e kësaj feste vetëm në Tiranë. Por dalja në shesh është sërish një risi dhe për kryeqytetin, kur vite më parë ky aktivitet është organizuar në salla të mbyllura.
Nën qiellin e hapur, në një arenë të madhe verore… në hapësirën mes "Tajvanit" dhe "Shallvareve", këngëtarë të të gjitha zhanreve, artistë që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, do të bëhen të gjithë tok, për t’ju bashkuar gjithë admiruesve, jo vetëm të muzikës, por dhe të këngëtarëve.
Folk, xhaz, muzikë e lehtë, klasike, të gjitha alternativat dhe rrymat muzikore do të kenë këndin e tyre në skenën gjigande të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, në koncertin e madh festiv, që do të titullohet “I love music”.
Që prej 25 vjetësh, e gjithë Bota, ditën më të gjatë të vitit, 21 qershorin, dëshiron ta kalojë nën shoqërinë e muzikës, që nga lindja e diellit e deri kur ai perëndon. 21 qershori, që është shënuar tashmë në mbi 130 vende të Botës si “Dita Ndërkombëtare e Muzikës”, të ketë edhe në Tiranë minutazhin dhe hapësirën e saj.
Sipas traditës, Festa Ndërkombëtare e Muzikës, fton në skenë të hapur të gjithë ata që e duan muzikën – amatorë dhe profesionistë, për të performuar dhe festuar së bashku në qiellin e hapur deri në mbrëmje vonë. Në këto koncerte do të interpretojnë mbi 100 artistë: këngëtarë, grupe muzikore, instrumentistë. Në këtë festë të madhe do të këndojnë e bëjnë muzikë, jo vetëm artistët në skenë, por edhe publiku, i cili i drejtuar nga artistët do të këndojë me ta në një karaoke gjigande, këngët hit të muzikës popullore shqiptare apo hitet shumë të njohura botërore. Festa e Muzikës, e cila do të zgjasë 5-6 orë, do të mbyllet me DJ-ing program, të cilët skenën dhe sheshin do ta shndërrojnë në një “Disko të madhe”.