Dashuria e dhunshme e Klintonëve
17/06/2005 Në një libër, zbulime skandaloze lidhur me ish-çiftin presidencial
Teksti është një sulm i rëndë ndaj senatores demokrate, e përshkruar si një grua me “kulturë lezbike” dhe “ambicie të shfrenuar”
“Çfarë dinte, kur e dinte dhe deri në çfarë pike do të shkojë ajo për t’u bërë presidente”, hedh dritëhije mbi skandale të tjerë seksualë pas atij të Monika Levinskit, stazhieres në Shtëpinë e Bardhë, me të cilën Bill Klintoni pati një marrëdhënie të gjatë jashtëmartesore
“Libri do të influencojë së tepërmi mbi ata që vlerësojnë karakterin e Hilarisë. Megjithëse ka 12 vjet që ndodhet në majat më të larta të politikës së Shteteve të Bashkuara, dhe ndonëse janë shkruar më shumë se 12 libra mbi të, ajo ende ka arritur që të mbajë të fshehta shumë prej sekreteve të saj”.
Ennio Caretto
“Po rikthehem në kasolle për të përdhunuar time shoqe”. Kjo frazë, e cila i drejtohej një të panjohuri, është shqiptuar në vitin 1979, gjatë një periudhe pushimesh në Bermuda nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, atëherë guvernator i Arkansasit. E gjitha është përfshirë në një libër të shkruar nga Eduard Klain, autor i librit “Mallkimi i Kenedive” si dhe bestsellerave të tjerë në Amerikë, dhe që do të dalë në botim javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara. Nga ajo që është lënë të kuptohet lidhur me librin tashmë të shumëpritur, nuk bëhet e qartë nëse bëhet fjalë për një nga ato batutat me shije të keqe, apo një pranimi të hidhur të Bil Klintonit – oreksi seksual i të cilit duket se është shumë më i madh se ai politik – lidhur me marrëdhëniet e vështira me Hilarinë, gjithnjë duke supozuar se ky episod ka ndodhur me të vërtetë. Dihet vetëm që, sipas librit, atë natë, çifti, i cili është prej pesëmbëdhjetë vitesh objekti më i rregullt i thashethemeve në të gjithë Amerikën, nisi të bijën, Çelsi.
E vërtetë apo e pavërtetë qoftë kjo, episodi i përmendur në librin e tij nga Klain, një ish-gazetar i The Nju Jork Times dhe Njusuik, lë të kuptohet pak a shumë atë që Amerika tashmë duhet të presë nga biografia e tij e paautorizuar mbi ish-Zonjën e Parë, një libër të cilin e ka titulluar “E vërteta mbi Hilarinë”. Nëntitulli, “Çfarë dinte, kur e dinte dhe deri në çfarë pike do të shkojë ajo për t’u bërë presidente”, hedh dritëhije mbi skandale të tjerë seksualë pas atij të Monika Levinskit, stazhieres në Shtëpinë e Bardhë, me të cilën Bill Klintoni pati një marrëdhënie të gjatë jashtëmartesore. Libri u kujton lexuesve se Hilari është diplomuar në universitetin Ueleslej, vetëm për femra në Masachusets, “dhe ajo është kushtëzuar së tepërmi nga kultura e saj lezbike”. Më tej, autori thotë se senatori demokrat, Pet Moinihan, nga i cili ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara trashëgoi postin për zonën e Nju Jorkut, nuk e honepste dot, për shkak “të ambicies së saj të shfrenuar”.
Në këtë mënyrë, mbi Amerikën rrezikon të ringrihet fantazma e “impeachment”, apo më saktë inkriminimit të Klinton. Sentinel, shtëpia botuese, e cila ka marrë përsipër botimin e librit të Eduard Klain, një krah konservator njëkohësisht i Penguin Putnam, nuk e ka fshehur aspak se shpreson që biografia, e cila duket të jetë në kufijtë e “mizorisë”, të bëjë që të ulen pikët për Hilarinë, për të cilën mendon se është një politikane, e cila e polarizon vendin më shumë edhe se Presidenti Bush.
Kopertina citon fushatën, që u zhvillua një vit më parë, nga ana e disa veteranëve republikanë të Vietnamit, kundër kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale, John Kerry, e cila “bindi miliona zgjedhës se ai nuk ishte njeriu i duhur për të hipur në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Dhe shton: “Libri do të influencojë së tepërmi mbi ata që vlerësojnë karakterin e Hilarisë. Megjithëse ka 12 vjet që ndodhet në majat më të larta të politikës së Shteteve të Bashkuara, dhe ndonëse janë shkruar më shumë se 12 libra mbi të, ajo ende ka arritur që të mbajë të fshehta shumë prej sekreteve të saj”.
Nuk përbën aspak një rastësi fakti që biografia e Hilari Klintonit është reklamizuar më së shumti në Amerikë nga ana e mediave të djathta të vendit. E përditshmja Uashington Times ka shkruar se prej disa muajsh qarkullojnë zëra që ky libër do të nxjerrë disa gjëra të pista në sipërfaqe; buletini në internet, Drudge Report thotë se “është diçka aspak pozitive”; ndërsa revista Njusmax ka shkruar se “libri do të demonstrojë që Hilari shpeshherë ka gënjyer”.
Sa u takon demokratëve, ekzsitojnë gjithnjë ekstremet dhe mjetet e një zënke të mundshme me Klain, por zonja e parë nuk dëshiron aspak që ta shfrytëzojë, me qëllim që të mos nxisë polemika dhe hakmarrje. An Luis, një prej zëdhënëseve të senatores amerikane, ka deklaruar: “Eshtë një romanth, dhe jo një biografi, që dëshiron të bëjë sensacion dhe është tërësisht e pavlerë. Të gjithë e dinë që Klain ushqen prej kohësh një mëri personale me Klintonët”. Me Hilarinë në krye tashmë mes kandidatëve demokratë, do të jetë e fortë ajo që pritet deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
Corriere Della sera