Euro: Dashi i fundit i kurbanit
17/06/2005 Për momentin, nuk ka gjasa që bisedimet lidhur me disa vende që duan të shkëputen nga eurozona do të shkojnë shumë larg. Por, gjithsesi, debati nxjerr në pah faktin që bashkimi financiar i Evropës është një punë në vazhdim, një punë që nuk ka patur ecurinë që prisnin dikur avoketërit më të thekur
Nostalgjia për monedhat kombëtare është rritur gjatë vitit të fundit, teksa papunësia në Evropë ka mbetur në nivele shumë të lartë, ndërkohë që rritja ekonomike ka qenë shumë inferiore ndaj asaj në Shtetet e Bashkuara dhe në Azi. Një sondazh i kryer muajin e kaluar nga organizata Forsa për llogari të revistës Stern, zbuloi se 56 për qind e gjermanëve preferonin që të riktheheshin përsëri te monedha e vjetër, marka
FLOYD NORRIS
A është euro në rrezik që të vdesë përpara se të festojë përvjetorin e saj të shtatë? Një sugjerim nga ministra të kabinetit italian se vendi mund të mbajë një referendum për t’u tërhequr nga monedha e përbashkët shkaktoi reagime të shumta nga pjesa më e madhe e Evropës, teksa ministrat e Financave u takuan në Luksemburg, javën e kaluar. Por fakti që ata e morën mundimin për të diskutuar në atë takim lidhur me këtë çështje nxori në pah idenë se monedha e përbashkët e Evropës është duke marrë përsipër një pjesë të fajit për plagët ekonomike të kontinentit të vjetër.
Shumë pak, nëse ka, mendojnë se euro do të pushojë së qeni monedha e ligjshme e pjesës më të madhëe të Evropës. Por pasi votuesit francezë dhe ata holandezë befasuan klasën politike, duke refuzuar kushtetutën e propozuar të Bashkimit Evropian, ata që i kundërvihen institucioneve të tjerë evropianë kanë marrë zemër.
“Eshtë thjesht e pamendueshme që një vend të mendojë të mënjanohet dhe vetëpërjashtohet nga euro”, tha Jean-Claude Juncker, Kryeministri i Luksemburgut dhe presidenti aktual i Bashkimit Evropian. Hans Eichel, ministri gjerman i Financave, tha se vetë ideja e një vendi që tërhiqet është “marrëzi”, dhe Pedro Solbes, ministri i Ekonomisë në Spanjë e quajti të pakthyeshme monedhën e përbashkët, që përdor aktualisht kontinenti ku bën pjesë vendi i tij.
Debati nisi kur dy ministra italianë të kabinetit nga Lega Nord, e cila është në aleancë me Kryeministrin Silvio Berluskoni, sugjeruan që të zhvillohet një referendum për t’u rikthyer te monedha e vjetër, lireta. Zoti Berluskoni nuk e mbështeti idenë, por ai as nuk e dënoi atë. Përgjatë gjithë vitit të fundit, ai vazhdimisht ka thënë se faji për shumë prej plagëve ekonomike, nga të cilat vuan Italia i duhet vënë Bankës Qendrore Evropiane, e cila i ka mbajtur normat e interesit shumë të larta dhe ka lejuar që euro të përforcohet kundrejt dollarit.
Nostalgjia për monedhat kombëtare është rritur gjatë vitit të fundit, teksa papunësia në Evropë ka mbetur në nivele shumë të lartë, ndërkohë që rritja ekonomike ka qenë shumë inferiore ndaj asaj në Shtetet e Bashkuara dhe në Azi. Një sondazh i kryer muajin e kaluar nga organizata Forsa për llogari të revistës Stern, zbuloi se 56 për qind e gjermanëve preferonin që të riktheheshin përsëri te monedha e vjetër, marka. Revista bëri të qartë se kufiri i gabimit të lejuar ishte 3 për qind.
Nga njëra anë, euro ka qenë një sukses i madh. Udhëtimi ndërmjet 12 vendeve që e përdorin atë është bërë tashmë shumë më i lehtë, dhe kompanitë në këto vende e dinë shumë mirë se mund të kontraktojnë me kompani të tjera jashtë, duke ditur se në mes nuk ka aspak rreziqe të shkëmbimit të monedhës. Euro u krijua zyrtarisht në fillim të vitit 1999, por monedhat dhe kartëmonedhat euro nuk u bënë monedhë e ligjshme deri në fillim të vitit 2002.
Por integrimi ekonomik i zonës euro nuk ka ardhur aq me të shpejtë sa kishin shpresuiar disa dhe një gjë e tillë ka krijuar strese. “Nuk mundesh kurrë që në çfarëdolloj kohëzgjatjeje, të kesh sukses me vetëm një politikë monetare dhe 12 politika fiskale”, thotë Robert Barbera, kryeekonomist i ITG Inc.
Evropa u përpoq të veprojë me shkathtësi, lidhur me këtë fakt, me anë të një marrëveshjeje, siaps së cilës asnjë qeveri, që përdor euron, nuk do të lejojë defiçitin e saj buxhetor që të kalojë 3 përqindëshin e GDP, por në fakt, sot një numër vendesh e kanë kaluar këtë limit të paracaktuar. Dhe në vend që të vendosë dhe mbledhë gjoba, siç ishte parashikuar, përgjigjja e kontinentit deri më tani ka qenë që të dobësojnë rregullat dhe paralelisht me këtë të inkurajojë vendet që të përmirësojnë performancën e tyre.
Në atë masë që Evropa do të vazhdojë të ndjekë politika të lehta fiskale, përgjigjja me shumë gjasa do të ishte një dobësim i monedhës së përbashkët, siç ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Kjo ka ngritur goxha shqetësime në Evropë, ndonëse disa, si Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, kanë disa muaj që bëjnë thirrje, e me zë të lartë madje, për një euro më të dobët.
Kur euro ishte në projektim e sipër, disa ekonomistë parashikuan se vendet evropiane do të detyroheshin që të liberalizonin ekonomitë e tyre, sepse zhvlerësimi brenda zonës së euros do të ishte krejtësisht i pamundur. Në këtë kuadër, liberalizimi i referohjet rritjes së fleksibilitetit të një ekonomie, me punëtorë që i pushon nga puna dhe i merr në punë gjithnjë e me më shumë lehtësi.
Një pjesë e madhe e qeverive evropiane janë përpjekur që të zbatojnë këtë recetë në një mënyrë apo në një tjetër, por zemërimi nga ana e votuesve si edhe sindikatave i ka detyruar që të bëjnë tërheqje të herëpashershme, dhe në disa vende madje liberalizimi është kthyer në diçka shumë jopopullore.
Përpara se euro të bëhej një realitet për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Italia kishte lejuar në mënyrë periodike monedhën e saj që të zhvlerësohej kundrejt markës gjermane. Zhvlerësime të tillë ishin shpesh turbullues, dhe ata shoqëroheshin gjithnjë nga premtime se kjo nuk do të ndodhte sërish. Por ato shërbyen për t’i lejuar ekonomisë italiane që të rifitojë konkurrueshmërinë me ekonomitë e tjera evropiane, ku inflacioni ishte më i ulët dhe norma e produktivitetit më e lartë. Qëkurse u fut euro në qarkullim, këto prirje kanë vazhduar gjithsesi, por ama zhvlerësimi është i pamendueshëm. Italia është sot në recesion.
Jo vetëm Italia, por edhe vende të tjerë e kanë fajësuar Evropën për problemet e tyre kombëtare dhe ndaj Bankës Qendrore Evropiane ka ardhur duke u rritur trysnia për të ulur normat afatshkurtra të interesit, që sot janë 2 për qind. Jean-Claude Trichet, president i bankës qendrore, është mënjanuar nga deklaratat që përjashtojnë një ulje të normave të interesit, ndonëse ai vetë nuk është se e ka përkrahur një ide të tillë.
Normat më të ulëta të interesit mund të ndihmojnë për të stimuluar ekonomitë evropiane, dhe një euro më e ulët mund të ndihmojë eksportuesit, por asnjëra prej tyre nuk do të ishte një ilaç për problemet e pozicionit konkurrues të Italisë me pjesët e tjerëa të Evropës. Pozicioni i saj është dëmtuar gjithashtu për shkak se disa prej industrive të saj tradicionale, si e tekstileve, janë dëmtuar nga konkurrenca kineze.
Nuk është e qartë se si Italia, apo ndonjë vend tjetër, do të shkëputeshin nga zona euro nëse do të dëshironin. Traktati i Mastrihtit përcakton se nuk ka asnjë dispozitë tërheqjeje nga monedha e përbashkët.
Nëse një vend do të këmbëngulte për t’u larguar, ndoshta mund ta bënte. Por do të ekzistonte rreziku i normave më të larta të interesit si dhe një hezitim më i madh i të huajve për të investuar. Gjithashtu do të lindnin probleme, nëse borxhet e kontraktuar në euro mund të konvertoheshin në monedha kombëtare, të cilat mund të zhvlerësohen kundrejt monedhës së përbashkët evropiane.
Për momentin, nuk ka gjasa që bisedimet lidhur me disa vende që duan të shkëputen nga eurozona do të shkojnë shumë larg. Por gjithsesi, debati nxjerr në pah faktin që bashkimi financiar i Evropës është një punë në vazhdim, një punë që nuk ka patur ecurinë që prisnin dikur avoketërit më të thekur të saj.
“Jemi duke ecur sumë ngadalë”, tha zoti Trichet javën e kaluar në Pekin, ku merrte pjesë në një konferencë të presidentëve të bankave qendrore, “por jemi duke ecur me unifikimin e tregut”.
Një mjet më pak