F1, Masa:Nuk do të jetë e lehtë të fitosh Botërorin

ASA (Albanian Sport Agency) -Felipe Masa është duke menduar totalisht për Cmimin e Madh të Malajzisë, gara e dytë e Kampionatit Botëror të Formula Një. "Cmimi i Madh i Malajzisë është pa pikë dyshimi gara më e vështirë nga pikëpamja fizike, por unë ndihem në formë. Pas Melburnit lexova në gazeta shumë spekulime sipas të cilave ky vit do të jetë shumë i lehtë për Ferrarin. Dua të them se nuk është kështu edhe pse kemi një makinë të mirë. Duke analizuar paraqitjen në garën e parë dhe testin në Malajzi themi se jemi mirë"
Datasport.it