Milan, Maldini: Kemi 50% mundësi

ASA (Albanian Sport Agency) - Paolo Maldini ka dhënë mendimin e tij pas ndeshjes me Bajernin (2-2): "Më vjen keq për rezultatin, bëmë një ndeshje shumë të mirë. Kemi 50% shans".
"Ata (Bajerni) nuk e goditën kurrë portën dhe bënë dy gola pas dy topave shume të pistë, - thotë kapiteni i Milanit. "Skualifikimi i Xhilardinos do të na bëjë keq pasi kemi pak sulmues. Bajerni mundet duke lujatur si sot (të martën). Nuk e di se c'ka thënë Berluskoni, isha në sallën antidoping".