Biberaj: Berisha ka rikthyer modelin e partisë-shtet
Drejtuesit e Partisë Fryma e Re Demokratike thonë se emërimet e fundit ne Këshillin e Larte te Drejtësisë, tashme e kane kthyer Partinë Demokratike në një parti-shtet. Anëtari i grupit nismëtar në FRD Aleksander Biberaj, nënvizon se tashmë qeveria Berisha ka marrë nën sundimin e saj të gjithë institucionet kushtetuese të vendit, raporton Vizion Plus.
Pak ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi unanimisht për në detyrën e zv. Kryetarit, Elvis Cefën. Emri i Cefës, drejtues për disa vite i Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ishte kundërshtuar nga ish-kreu i KLD-së, ish-presidenti Topi.