E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë tragetii linjës Korfuz-Sarandë

TIRANE-  Panik në tragetin e linjës Korfuz-Sarandë rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, pas zjarrit të rënë në një nga motorrët e mjetit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë pasagjerët, të cilët të tmerruar telefonuan në News24. Pasagjerët treguan se trageti Kaliopi Finikas ndodhej në ujërat greke në momentin kur në njërin nga motorrët u vunë re shtëllunga tymi.

Mësohet se pjestarët e ekuipazhit arritën të shuajnë zjarrin ndërsa mjeti mbërriti në Sarandë duke lundurar vetëm me një motorr.

Pasagjerët tregojnë momentet e tmerrit duke theksuar se për këtë ngjarje u mobilizuan edhe forcat greke, ndërsa nga pala shqiptare nuk pati asnjë lëvizje.

“Nuk kishte asnjë mjet sigurie, në traget u përhap alarmi.
Gjithë rrugën e kemi i bërë me një motorr, madje trageti anonte. Nga të gjitha anët dëgjoheshin fëmijë që qanin e gra që ulërisnin” rrëfen njëri nga pasagjerët gjatë një komunikimi telefonik në News24.

Fatmirësisht të gjithë pasagjerët zbritën në Sarandë dhe nuk pati asnjë të lënduar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›