Biberaj: Në Evropë vetëm Lukashenko i Bjellorusisë i ngjan Berishës
TIRANË- Dy bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans nga Mbretëria e Bashkuar dhe Grigore Petrenco nga Moldavia janë takuar me përfaqësues të partisë Fryma e re Demokratike.
Pas takimit të zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës nënkryetari i FRD-së Aleksandër Biberaj i shoqëruar nga anëtarja e kësaj partie Mirela Bogdani njoftoi se fokusi i bisedës ishte procesi zgjedhor dhe zhvillimet më të fundit në KQZ.
Biberaj në konferencën për shtyp tha se situata paraqitet tejet kritike, pasi kryeministri aktual nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike, teksa e krahasoi atë me liderin e Bjelorusisë Lukashenko. Sa i takon KQZ , Biberaj theksoi se Shqiperia po bëhet 'delja e zezë' e Evropës.
“Zhvillimet e fundit janë shumë shqetësuese në KQZ dhe shqetësimi kryesor i ndërkombëtareve ka të bëjë me zgjedhjet. Zhvillimi i fundit në KQZ tregon që situata është kritike, qeveria nuk ka vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që ndërkombëtarët janë të lodhur me këtë model politik që ka Shqipëria, sa herë ka zgjedhje duket se vendi futet në luftë jo në proces zgjedhor. FRD qëllim që të ketë rotacion. Po bëhemi ‘delja e zezë’ e Evropës”, theksoi Biberaj.
Mirela Bogdani drejtoreshë e Integrimit në FRD, duke komentuar zhvillimet në KQZ tha: “Kjo që ndodhi në KQZ është fillimi i mjeteve dhe metodave të manipulimit dhe skenarit të përgatitur dhe që këtë vit Shqipërisë ti vështirësohet cështja e integrimit”.
(e.m/BalkanWeb)