Qeveria kosovare: Rezoluta e PE afirmon shtetin e Kosovës
PRISHTINË- Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon Parlamentin Evropian për miratimin e rezolutës për Kosovën, e cila afirmon shtetin e Kosovës dhe vlerat evropiane për Kosovën. Qeveria falënderon secilin anëtar të Parlamentit Evropian për mbështetjen e dhënë Kosovës, përmes inicimit dhe miratimit të rezolutës.
Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj, të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, për plotësimin e të gjitha standardeve dhe kritereve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Parlamenti Evropian ka miratuar dje rezolutën për Kosovën, me të cilën edhe një herë mbështet procesin e integrimeve evropiane për vendin.
Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë votim ka kaluar edhe amendamenti për të hequr fusnotën nga teksti, ku përmendet emërtimi i Kosovës. Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.
Kërkesa për ta hequr këtë funsnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e djeshme të Parlamentit Evropian.
(m.a/BalkanWeb)