Biberaj: Për partinë e re, mund të flasim në mars
20/02/2012 Ish-deputeti i PD-së hedh poshtë zërat për shpalljen e partisë së re më 20 shkurt
Ende nuk është vendosur për koalicionet e mundshme, përjashtohet AK
Një nga nismëtarët e partisë që re të djathtë, që pritet të kryesohet nga Presidenti Bamir Topi, njëkohësisht një nga ish-zërat kritikë brenda Partisë Demokratike për mënyrën e drejtimit të saj, Aleksandër Biberaj, mohon zërat për shpalljen e partisë brenda këtyre dy ditëve. Gjatë një prononcimi për “Metropol” ai sqaron se parashikimet mediatike të kësaj natyre nuk janë të vërteta dhe se zhvillime të reja mbi partinë e re, mënyrën e drejtimet apo platformën politike të saj do të pasojnë në muajt në vijim. “Nuk është e vërtetë që ne do të shpallim partinë e re pas dy ditëve. Mund të flasim për zhvillime të reja nga muaji i ardhshëm dhe në vijim”, - tha Biberaj. Aleksandër Biberaj ka qenë i pari që ka bërë një pohim më të qartë se të tjerët që janë prononcuar para tij për të njëjtën çështje lidhur me krijimin e një partie të re të pozicionuar në qendrën e djathtë e të udhëhequr nga Bamir Topi. Ndërsa ky i fundit ka lënë të nënkuptohet një ide të tillë duke mos e përjashtuar si mundësi krijimin e një partie të re, Biberaj na bën me dije se një projekt i tillë ekziston e do të vihet në jetë shumë shpejt. Ai u ka dhënë fund gjithashtu edhe zërave për një lidhje mes Aleancës Kuqezi dhe partisë së re që pritet të krijojë, e cila, siç tha ai, është ende në fazë projekti. Ish-deputeti i PD-së ka deklaruar se krijimi i një partie të re të djathtë nuk është vetëm detyrë imediate, por dhe një angazhim qytetar, intelektual, fisnik dhe patriotik, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës. Bamir Topi do të krijojë një partie të re pas përfundimit të mandatit presidencial, parti për të cilën Biberaj, si pjesë e saj, flet me optimizëm për arritjen e fitores. Ndërkohë që nuk komentet e tij për PD-në, si ish-deputet i saj, por dhe një kritikues i ashpër, ka deklaruar se në Shqipëri s’ka më Parti Demokratike. Sipas tij, ajo është shndërruar në një parti të formulës dhe vulës së kryetarit, ku mungojnë forumet dhe debatet. “Sot s’ka Parti Demokratike, me keqardhje e them. Pas vitit 2005 është shndërruar në parti të formulës së kryetarit. Kam bërë përpjekjet e mia për demokratizimin e kësaj partie, por zëri im ka rënë në vesh të shurdhër. E shoh pa shpresë reformimin e PD-së. Shpresa e së djathtës është një parti e re e së djathtës, ku lidershipi dhe kryetarët të zgjidhen me “një anëtar, një votë”. E shoh zotin Topi si lider të kësaj partie. Aktualisht po punoj me programin, me organizimin dhe mendoj se do të kemi përkrahje të jashtëzakonshme”, - ka deklaruar ai. Partia e re për të cilën Biberaj flet dhe ajo e paraqitur tashmë nga kreshnik Spahiu, “Aleanca Kuqezi”, janë dy forcat më të reja politike që do t’i shtohen skenën politike shqiptare, që përveç risive në emër të shpresojmë se do të sjellin risi edhe në ide dhe përmbajtje.
Spahiu: Nuk bëjmë koalicion as me PD, as me PS
Aleanca Kuqezi do të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare të ardhshme të vitit 2013. Në intervistën tij më të fundit publike si ish-nënkryetar i KLD-së Spahiu tha se Aleanca Kuqezi do të shndërrohet në partinë më të re politike. Kjo parti, siç informoi ai, nuk do të bëjë aleancë apo koalicion zgjedhor me asnjërën prej dy partive kryesore në vend, as me demokratët dhe as me socialistët. “Aleanca Kuqezi nuk bën kompromis me të keqen dhe nuk do të bëjë koalicion elektoral as me Partinë Demokratike dhe as me Partinë Socialiste. Ne jemi për dialog, jo për polarizim; jemi për kompromis, por jo me elitat bolshevike. Aleanca Kuqezi nuk është partia e radhës, por është shpresa e së ardhmes”, - deklaroi Spahiu. Ai deklaroi gjithashtu se qeverisja e Aleancës Kuqezi do të synojë përfshirjen në politikë të një brezi të rinjsh dhe të rejash. “Aleanca Kuqezi do t’i sjellë Shqipërisë një qeverisje të re me një gjenerate të re, me një brez të ri ndryshe nga gjitha qeveritë e tjera të tranzicionit. Qeverisja e Aleancës Kuqezi do të bazohet te legjitimiteti i votës së lirë, transparenca, llogaridhënia përballë qytetarëve dhe në instalimin e standardeve të reja demokratike në unitet, por jo me kriminalitetin dhe politikanë të korruptuar”, - pohoi kryetari i AK-së.