“Të zbardhen identitetet e kufomave të dy vjetve më parë”
20/02/2012 Familjarët e të pushkatuarve pa gjyq protestojnë te varri masiv në Qesarakë
21 vjet më parë urrejtja e shqiptarëve u zbraz mbi një statujë të ish-diktatorit Enver Hoxha
Të pushkatuarit shqiptarë pa gjyq janë përkujtuar dje pranë varrit masiv të sistemit komunist në Qesarakë të Tiranës. Në pelegrinazhin e zhvilluar pranë repartit ushtarak 313 në zonën e Qesarakës familjarët e të pushkatuarve pa gjyq dhanë apelin e tyre për gjetjen e eshtrave të mbi 6 mijë të pushkatuarve të regjimit monist, fati i të cilëve ende nuk dihet. Pikërisht në vendin ku dy vjet më parë u zbulua një varr masiv familjarët kanë ndezur një qiri në pamundësi për të pasur një varr ku të nderojnë kujtimin e të afërmve të tyre. Kërkesa e tyre është të identifikohen 12 trupat e gjetur 2 vjet më parë, një proces që morgu nuk ka mundur ta realizojë. “Na vret më shumë heshtja e atyre që duhet të flasin, që dinë dhe duhet të flasin. Kur varret mbeten pa emër, unë mendoj se nëpërkëmbet dinjiteti i njerëzve”, - tha Amik Kasoruho, ish-i burgosur politik.
21 vjet më parë
Më 20 shkurt 1991 të gjitha kanalet televizive të botës transmetuan si lajm të parë një vullkan urrejtje, që u zbraz mbi një statujë shtatë metra të lartë të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha. Ndonëse shtatorja nuk ishte veçse një tog bronzi i vendosur në sheshin më të madh të Tiranës, përmbysja e tij dukej se ishte simboli i rrëzimit të një sistemi dogmatik, të cilit i kishte ardhur koha të ikte. Për shumë nga viktimat e komunizmit monumenti i diktatorit ishte një fyerje, ndërsa për nostalgjikët ai përfaqësonte shpresën e fundit për të rikthyer sistemin e vjetër. Byroja Politike dhe nomenklatura e vjetër kishte firmosur një urdhër, duke autorizuar deri përdorimin e armëve në mbrojtje të busteve të njeriut që për më se 40 vjet kuadratoi vendin në një sistem të egër komunist. Në ato ditë të ftohta shkurti studentë të Universitetit të Tiranës (18 shkurt) hynë në një grevë urie, duke kërkuar në kuadër të depolitizimit heqjen e emrit të diktatorit Enver Hoxha nga universiteti më i madh i vendit. Sipas të dhënave, në sallë u ngujuan të paktën 723 studentë e pedagogë. Shqipëria rrezikohej nga një lufte civile. Një shoqatë me emrin "Vullnetarët e Enverit" kishte deklaruar se "Enveri duhej mbrojtur qoftë edhe me gjak".
Rrëzimi i shtatores së E. Hoxhës
Më 20 shkurt përpjekjet e pushtetit për të thyer rezistencën e studentëve kishin dështuar. Mijëra qytetarë të Tiranës dhe rretheve mbërrinin çdo ditë në Qytetin Studenti. Pakti i stabilitetit mes qeverisë dhe opozitës dukej tepër i brishtë për të përballuar një lëvizje popullore. Shumë prej politikanëve të rinj filluan të bënin lëvizje individuale, duke u rreshtuar krah të ngujuarve. Më 20 shkurt të vitit 1991 në sheshin “Skënderbej”, në një protestë madhështore, u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha, duke tundur kështu nën themele rrënjët e Partisë së Punës të Shqipërisë, që shënoi ndryshimin e faqes së historisë së Shqipërisë.