Biberaj: “Politikës në Shqipëri nuk i ka ngelur më as moral, as etikë”
Intervistë me Dr. Aleksandër Biberajn, anëtar i Kryesisë së PDSH-së
Aleksandër Biberaj, një nga figurat e spikatura politike brenda PD-së, ish-deputet dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie, vlerëson se situata aktuale politike në vend nuk është aspak normale, pasi maxhoranca dhe opozita, ndërkohë që duhej të ishin duke bashkëpunuar për reformat për të cilat ka nevojë vendi, janë sot të rreshtuara secila në llogoren e vet, “duke i treguar muskujt dhe skërmitur dhëmbët njëra-tjetrës”. Fatkeqësisht, kjo situatë, sipas tij, i ngushton së tepërmi hapësirat e bashkëpunimit dhe i mbyll shtigjet e kompromisit. “Këto fenomene negative që po shfaqen me tërë egërsinë e vet, janë shfaqja më e keqe, më e shëmtuar dhe më e pakulturuar e të bërit politikë, por edhe tregues tepër negativ i ekzistencës akoma të reminishencave nga e kaluara komuniste, kohë kur arroganca dhe prepotenca e politikës dhe e shtetit shfaqej dhe futej gjithandej, përfshirë edhe familjen dhe jetën private të gjithsecilit”, - thekson Biberaj. Lidhur me Kuvendin e PD-së, që pritet të zhvillohet pas gati një jave, Biberaj është i mendimit se ky kuvend duhet të shënojë fillimin e një procesi reformimi dhe demokratizimi të thellë të PD-së me qëllim modernizimin e saj sipas modelit të partive popullore europiane dhe modelit anglosakson. Sipas tij, ky modernizim i PD-së është i domosdoshëm pasi, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe hapjes së rrugës për në BE, vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. “Duhet një demokratizim i thellë i PD-së, duhet krijuar një frymë për konkurrencë reale, me qëllim respektimin e vlerave dhe kontributeve, gjë që krijon edhe kushte për rrotacion elitash në parti, fenomen ky shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një parti demokratike”, - nënvizon Biberaj.
Zoti Biberaj, si e vlerësoni situatën politike në vend në një moment kur opozita prej muajsh ka bojkotuar Parlamentin duke kërkuar transparencën e procesit zgjedhor, ndërsa maxhoranca, nga ana tjetër, nuk jep asnjë sinjal zgjidhjeje?
Situata aktuale politike nuk është aspak normale, pasi maxhoranca dhe opozita, ndërkohë që duhej të ishin duke bashkëpunuar për reformat që ka nevojë vendi, sot ato janë të rreshtuara secila në llogoren e vet, duke i treguar muskujt dhe skërmitur dhëmbët njëra-tjetrës. Fatkeqësisht kjo situatë i ngushton së tepërmi hapësirat e bashkëpunimit dhe i mbyll shtigjet e kompromisit. Në këto kushte, do të gjykoja se sa më shpejt që palët t’i lënë llogoret dhe logjikën e forcës, dhe do t’i kthehen logjikës normale, duke u ulur në bisedime për të gjetur zgjidhjen me qëllim kapërcimin e situatës së krizës, aq më mirë do të jetë për të gjithë, përfshirë edhe vetë politikën dhe politikanët.
Si e vlerësoni retorikën politike të të dyja kampeve, të nisur nga kryeministri Berisha me akuza personale ndaj kundërshtarit të tij politik dhe të ndjekur (si me urdhër) nga i gjithë grupi i deputetëve të PD-së, që çdo ditë dalin e numërojnë bashkëshortet e Ramës? A është ky morali politik që duhet t’i shfaqet publikut?
Kjo që po ndodh aktualisht na tregon se sa pak ka evoluar politika shqiptare gjatë këtyre 20 viteve që nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe se sa pak ka ndryshuar mentaliteti dhe psikologjia e politikanëve shqiptarë gjatë këtyre dy dekadave. Kuptohet se kjo që po ndodh vetëm politikë nuk është dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën, pasi politika është ballafaqim alternativash dhe debat qytetar lidhur me programet që u shërbejnë më së miri vendit dhe komunitetit, dhe jo garë sharjesh apo shpifjesh, fyerjesh apo akuzash, përfshirë edhe ato familjare apo personale. Por, me sa duket, politikanët shqiptare akoma nuk e kanë mësuar dhe nuk duan ta mësojnë se ç’do të thotë politikë apo etikë politike dhe se ku është kufiri ndarës ndërmjet politikës, politikanit, familjes apo jetës private. Këto fenomene negative që po shfaqen me tërë egërsinë e vet janë shfaqja më e keqe, më e shëmtuar dhe më e pakulturuar e të bërit politikë, por edhe tregues tepër negativ i ekzistencës akoma të reminishencave nga e kaluara komuniste, kohë kur arroganca dhe prepotenca e politikës dhe e shtetit shfaqeshin dhe futeshin gjithandej, përfshirë edhe familjen dhe jetën private të gjithsecilit. Fatkeqësisht palët çdo ditë e më shumë po futen në një rreth vicioz akuzash dhe kundërakuzash, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të emancipuar dhe demokratik, rreth vicioz nga i cili duhet të dilet sa më shpejt dhe me sa më pak kosto. Megjithëse politika në Shqipëri nuk shquhet për shumë moral dhe etikë, gjykoj se së paku duhet mbajtur një nivel qoftë edhe minimal etike dhe morali. Nuk mund të ecet më tutje kështu, pasi po japim shembullin më të keq të të bërit politikë në sytë e popullit, të ndërkombëtarëve, por edhe politikanëve të rinj po i japim një modeli shumë të keq.
Në mungesën e një dialogu politik opozita ka njoftuar një ditë më parë vazhdimin e protestave, ndërsa maxhoranca vazhdon sulmin me akuza. Si e shikoni ju zgjidhjen? A rrezikon vendi të shkojë drejt destabilizimit?
Kuptohet që kjo gjendje nuk mund të zgjasë pafundësisht, por fatkeqësia është se, si gjithmonë, koston e keqpolitikës e paguan vendi, e paguajnë qytetarët shqiptarë. Nuk besoj se gjërat do të shkojnë aq larg sa të kemi destabilizim, por gjërat nuk duhen lënë që të shkojnë deri në fund. Palët duhet të marrin përgjegjësitë e veta përpara vendit, përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe përpara partnerëve tanë ndërkombëtarë që na kanë mbështetur gjatë këtyre 20 viteve dhe të gjejnë zgjidhjen. Politika është arti i kompromisit nëpërmjet negociatave, ku çdo palë duhet të ngrihet mbi interesat personale, partiake apo edhe ato politike, dhe të vendosë në interes të qytetarëve.
Të kthemi te zhvillimet brenda PD-së. Së shpejti pritet të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i kësaj partie. Ju çfarë prisni të sjellë diçka ndryshe për partinë ky kuvend? Duke pasur parasysh këtu edhe faktin se shumë prej deputetëve që mund të cilësoheshin si zërat ndryshe në PD, tani nuk janë më.
Kuvendi i 14 dhjetorit po mbahet në një moment kyç dhe në një situatë delikate, kështu që gjykoj se merr një rëndësi të veçantë. Kuvendi zhvillohet pas dy fushatave elektorale, respektivisht të viteve 2007 dhe 2009, pas 4 vjet qeverisjeje të PD-së, si dhe pas fillimit të një mandati të dytë qeverisës, një qeverisje kjo me të majtën, me raporte qeverisëse shumë me delikate, por edhe me një opozitë që nuk është në Parlament. Gjykoj se ky kuvend, e para e punës, duhet të bëjë një analizë të thellë të aktivitetit 4-vjeçar të partisë dhe, e dyta, duhet të shënojë fillimin e një procesi reformimi dhe demokratizimi të thellë të PD-së, me qëllim modernizimin e saj sipas modelit të partive popullore europiane dhe modelit anglosakson. Ky modernizim i PD-së është i domosdoshëm, pasi, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe hapjes së rrugës për në BE, vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi. Duhet një demokratizim i thellë i PD-së, duhet krijuar një frymë për konkurrencë reale, me qëllim respektimin e vlerave dhe kontributeve, gjë që krijon edhe kushte për rrotacion elitash në parti, fenomen ky shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për një parti demokratike.
Ndërkohë që dihet nga të gjithë se nuk do të ketë surpriza për kryetarin e partisë (pasi i vetmi kandidat është Berisha), për postet e tjera mësohet se ka një luftë brenda partisë. Mendoni se do të zgjidhen në strukturat e larta drejtuese (në Kryesi dhe Sekretariat) personat që janë më afër kryetarit?
Gjykoj se gjërat mund të ndryshojnë dhe të evoluojnë, por nëse nuk krijohen kushte për një konkurrencë reale vlerash, meritash dhe kontributesh, nuk krijohet një frymë demokratike dhe nuk ka debat, atëherë mund të kemi emërime dhe jo zgjedhje. Kjo gjë do të sjellë që të kemi përsëri po të njëjtët drejtues që i kemi prej disa kongresesh, si në kohën e komunizmit, gjë që atrofizon dhe demotivon partinë, pasi është më shumë se një grusht personash, kushdo qofshin ata.
Mendoni se këto zgjedhje në PD dhe ky kuvend do të sjellë demokracinë e duhur brenda partisë, funksionimin e strukturave, vlerësimin e njerëzve me vlera dhe merita, ndarjen e posteve partiake nga ato ekzekutive, si dhe miratimin e parimit të zgjedhjes së kryetarit me “një anëtar, një votë”?
Po të perifrazojmë shprehjen e urtë popullore se dita e mirë duket që në mëngjes, do të thosha se në horizont nuk shihen shenja të ndonjë ere të ngrohtë të Perëndimit që të krijojë një frymë demokratike, një frymë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie në lidershipin e partisë. Me sa duket, po vazhdojmë të rrihemi nga erërat e acarta të Lindjes. Gjithsesi, që të mos i parashikojmë dhe paragjykojmë ngjarjet, le të presim edhe disa ditë deri në Kuvend. Në fund do të thosha se edhe nëse acari lindor mbizotëron edhe në këtë kuvend, përsëri nuk duhen humbur shpresat, pasi dihet që Shqipëria është vend mesdhetar dhe me pamje nga Perëndimi, kështu që fryma e Perëndimit mund të vonojë, por nuk harron. Edhe para 8 dhjetorit 1990 shumë pak shqiptarë mendonin se do të shkrihej aq shpejt akulli lindor 45-vjeçar, por siç morëm pjesë dhe e përjetuam edhe vetë atë 8 dhjetor, gjithçka u shkri brenda një nate dhe përsëri lindi dielli perëndimor në Shqipëri pas 45 vjetësh.
7 Dhjetor 2009