E Diel, 1 Nëntor 2026

"Certifikatat me kompjuter, impakt i thelle politik"

TIRANE - Te gjithe shtetasit shqiptare nga dita e sotme do te pajisen me certifikata te reja, te dixhitalizuara. Dokumente identifikimi qe nuk ngjajne aspak me certifikatat qe jane perdorur deri me sot, ne te cilat te dhenat shenoheshin me shkrim dore nga punonjesit e gjendjes civile. Certifikatat e reja qe do te leshohen tashme ne cdo zyre te gjendjes civile ne kryeqytet po dhe ne Kamez e Paskuqan do te printohen. Si per te inauguruar kete eveniment, kryeministri Sali Berisha mori persiper te shperndaje personalisht certifikaten e pare dixhitale. Ne zyren e gjendjes civile te njesise bashkiake numer 10 ne Tirane, kreu i qeverise u dorezoi banoreve certifikatat e reja dixhitale, te cilat u nxoren nga baza e te dhenave te regjistrit te gjendjes civile, pas kompjuterizimit te te gjitha te dhenave. "Reforma e gjendjes civile, e kartave te identitetit dhe e pasaportave biometrike eshte reforma me qendrore, me impakt te gjere. Ajo eshte reforme me impakt te thelle politik, sepse i jep mundesi vendit te zhvilloje e te kete listat e votuesve dhe te gjithe infrastrukturen teknike te zgjedhjeve nga me modernet", u shpreh kryeministri, ne pranine edhe te Ambasadorit te prezences se OSBE-se Robert Bosch dhe te ngarkuarit me pune te Komisionit Evropian, Hubert Petit. Sipas kryeministrit, kjo reforme eshte shume e rendesishme per Shqiperine, pasi ajo ju ofron qytetareve shqiptare sherbimet me te mira, shkurton kohen e pritjes per qytetarin, por dhe mundin per punonjesit e gjendjes civile. "Une u bej thirrje te gjithe sektoreve te tjere te vendit te frymezohen nga puna e perkushtimi i ketyre punonjesve dhe te dixhitalizojne te gjithe arkivat e tyre, si nje detyrim per t'u ofruar qytetareve shqiptare sherbimet me te mira," kerkoi Berisha. Kompjuterizimi i te dhenave te gjendjes civile ne Shqiperi dhe leshimi i certifikatave te printuara u bene te mundura ne saje te projektit prej 2,5 milione euro ne kuader te programit CARDS te BE-se, fonde shtese te OSBE-se dhe qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›