Ish-pronaret: Mbeshtesim qeverine

TIRANE - Pronaret e ligjshem te tokave mbeshtesin qeverine per nisjen e procesit te verifikimit per menyren e ndarjes se pronave. Nje prej anetareve te kryesise se shoqates "Pronesim me Drejtesi", Reshit Vorbsi u shpreh dje se per here te pare qeveria po e trajton ne menyre ekonomike ceshtjen e tokave, dhe jo politikisht. Duke u dale keshtu ne krah pronareve qe per vite me radhe kerkojne tokat e tyre, kreu i qeverise dy dite me pare ka paralajmeruar se te gjithe poseduesit e tokave, te cilet e kane perfituar ne menyre te paligjshme, qofshin keta zyrtare qendrore apo vendore, kane afat tre muaj per ta dorezuar ate vullnetarisht, ndryshe do te perballen me ligjin. "Deri me sot kjo ceshtje eshte trajtuar vetem politikisht, ashtu sic u veprua me miratimin dhe zbatimin e ligjit te pronave. Po me qendrimet e fundit te qeverise, ky proces me ne fund po shihet si nje proces ekonomik", u shpreh dje Vorbsi. Ndonese ende dyshues se edhe ky hap do te perdoret disi dhe nga ana politike, duke qene se zgjedhjet parlamentare jane ne prag, perfaqesuesi i shoqates se ish-pronareve, Vorbsi vleresoi nismen si te paren ne favor te tyre. "Nese verifikimi i menyres se ndarjes se pronave do te realizohet ashtu si u tha disa dite me pare nga Kryeministri Sali Berisha, atehere shume probleme do te marrin zgjidhje", theksoi Vorbsi. Madje sipas tij, me te tilla menyra do te ulet edhe fatura financiare qe shteti duhet te paguaje per kompensimin ne vlere monetare te pronareve, tokat e te cileve jane zene. Ulja e fatures sipas tij, do te arrihet, pasi nga procesi i verifikimit, shume toka do te merren, pasi jane perfituar padrejtesisht. E ne kete menyre, siperfaqet e mbledhura do te sherbejne per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. "Ne keto 17 vite, komisionet e tokes qe kishin te drejten e vetme te dhenies se pronave, kane bere abuzime te medha. Dhe kjo nuk mund te mohohet. Por per here te pare, shteti nuk po pranon me vjedhjen dhe deklarohet se do te frenohet dhe merren tokat e perfituara ne menyre te padrejte", u shpreh Vorbsi. Ndaj ai theksoi se pronaret e ligjshem te tokave, procesin e verifikimit e vleresojne si nje hap shume te rendesishem ne reformen e tokes. Sipas tij, nese verifikimi i menyres se marrjes se titujve te pronesise nder vite, do te kryhej si duhej, shume probleme qe kane dale deri me sot me tokat do te shuheshin. Deri me sot, pronaret e ligjshem te tokave kane qene shume kritik ndaj politikes, kryesisht ekzekutivit. Nder vite, ata kane bere gjithnje pergjegjes per deshtimin e reformes se pronesise, qeverine ne pushtet. Pronaret jane shprehur te pakenaqur dhe ndaj fondit qe qeveria percakton ne buxhetin e shtetit per kompensimin e tyre, duke e quajtur te pamjaftueshem per demshperblimin e tyre. Nga ana tjeter, ankesa te shumta jane bere dhe per miratimin e ligje si per ate te "Kthimit dhe Kompensimit te Pronave", ashtu dhe per "Legalizimin e Zonave Informale". Te dy ligje qe vete pronaret i kane ankimuar dhe ne Gjykaten Kushtetuese me shpresen e shpalljes antikushtetues te tyre.
Berisha: Toka e kthyer, per kompensim pronareve
"Cilido pushtetar vendor apo qendror, qe e ka pervetesuar token ne kundershtim me ligjin, do te perballet me ligjin dhe humbjen perfundimtare te pronesise mbi te. Grupi i dyte i abuzuesve te medhenj jane kryetare bashkish dhe kryesisht komunash qe, me pusulla dhe kundrejt korrupsionit, ne kundershtim me ligjin 7501, kane ndare dhe u kane dhene te tjereve, qofte edhe vjet, sasi te medha toke pa asnje baze ligjore dhe jetim mbeten pronaret. Ne nuk synojme te cenojme askend qe e ka marre token ne perputhje me ligjin, por synojme siperfaqet e shitura me korrupsion nga qeveritaret vendore, siperfaqet e pushtuara me dhune nga qeveritaret qendrore dhe vendore apo nga zyrtare dhe ato te kalojne ne fondin e kompensimit te tokes, per t'ia kthyer pronareve dhe per ta shtyre perpara kete proces".
PDS del kunder verifikimit te tokave
Partia Demokracia Sociale ne nje konference te posacme per shtyp iu kundervu dje nismes qeveritare per te verifikuar titujt e pronesise per shkak te abuzimeve te bera me to, evidentuar nga te gjithe krahet politike dhe drejtesia. "Per PDS, me aksionin antikushtetues te radhes per mosnjohjen dhe tjetersimin e pronareve te ligjshem, kryeministri po vazhdon katrahuren e pronesise te nisur ne vitin 1992", deklaroi dje Artur Duckollari, Sekretar Politik i PDS. Ai shtoi se PDS i cileson abuzive dhe te pasinqerta deklarimet e Kryeministrit Berisha lidhur me verifikimin e titujve te pronesise se tokave, nga nje Komision Kryeministror dhe plotesoi: "Me ndermarrjen e kesaj manovre te kamufluar elektorale, Berisha pranon, deshtimin e tij te madh te radhes, ate te zgjidhjes perfundimisht te ceshtjes se pronesise, dhe po kerkon te kercenoje hapur mijera fshatare, te cilet prej 17 vitesh jane pronare te ligjshem te tokave te tyre. Deklarata e PDS, vjen nje dite pasi kryeministri Berisha, ne vijim te dyshimeve te hedhura nga forca te ndryshme politike, shoqata e ish-pronareve dhe institucionet e drejtesise, per abuzim me trojet edhe nga pushtetare qendrore dhe vendore. Berisha kerkoi qe te verifikohen titujt e pronesise, pasi "nje proces i tille, i jep pergjigje abuzimeve te bera, qe kapin vlera te medha, ne miliarda dollare". Njekohesisht, Berisha siguroi se "nuk do te preken 400 mije familjet shqiptare qe kane marre toke ne perputhje me kriteret e ligjit 7501".
Vasili: Berisha t'i denoncoje me emra abuzuesit
Deklarata e forte e kryeministrit Sali Berisha dy dite me pare, se zyrtaret qendrore por dhe ata vendore kane vjedhur tokat, vuri ne levizje politiken e cila kerkon emra konkrete ne rast te abuzuesve. Sekretari i pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili theksoi se kryeministri duhet te ndahet nga akuzat e te flase me emra konkrete, pasi ka akuzuar shume kur ka qene ne opozite. "Mjaft ka akuzuar kur ishte ne opozite, tani eshte kryeminister i vendit. Berisha po ben shantazh dhe me sa duket do ta mbylle qeverisjen e tij keshtu duke bere shantazh. Pronat jane aty, abuzuesit jane aty, te gjithe e dine se kush jane dhe kryeministri t'i denoncoje me emra", u shpreh Vasili. Sipas tij, eshte vete kryeministri qe ka pushtetin dhe ne menyre konkrete, me emra, duhet te beje denoncimin. "Te gjithe ata qe ka akuzuar, pushtetare qendrore dhe vendore kane emra. Berisha t'i veje nje emer denoncimit te tij, e jo te sillet verdalle. Le ta marrin vesh edhe njerezit se kush jane pushtetaret abuzues me pronat", u shpreh ai.
PD: Pas verifikimit, emrat
Me te bute ne qendrime, deputetet demokrate anetare te komisionit te ligjeve Aldo Bumci e Dashnor Sula. Duke shpjeguar anen ligjore, sipas tyre ne te tilla raste, kreu i qeverise nuk mund te flase me emra konkrete. Nje gje e tille mund te ndodhe vetem pas verifikimeve nga ana e Prokurorise se Pergjithshme. "Kjo qeveri ka treguar se ka folur me emra konkrete. Jane kapur jo pak por 200 zyrtare e vene ne pranga nga kjo qeveri. E keto jane fakte. Por Kryeministri nuk eshte prokuror te flase me emra konkret", u shpreh Bumci. Sipas tij, pas hetimeve mund te dilet me emra konkrete per abuzuesit me tokat. Po keshtu u shpreh dhe Sula. Deputeti demokrat sqaroi se emrat e abuzuesve me pronat, do te dalin vetem pas procesit te verifikimit, jo me pare. "Ceshtja mund ti shkoje Prokurorise se Pergjithshme dhe te dalin emra konkrete, vetem pas verifikimit te procesit te ndarjes se tokave", u shpreh Sula.
Besnik Dervishi: "Eshte nje lufte politike e Berishes"
Deputeti socialist Besnik Dervishi, njekohesisht anetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve e quan "lufte politike" qendrimin e kryeministrit Sali Berisha se tokat jane vjedhur nga zyrtaret qendrore dhe lokale. Ne nje reagim per gazeten Dervishi u shpreh se "Si gjithmone, kjo eshte deklarata e radhes e kreut te qeverise dhe nuk do te jete gje tjeter vecse nje shtyse per lufte politike". Sipas Dervishit, deklarata te tilla hidhen shpesh nga kryeministri pa dhene detaje konkrete mbi akuzat e bera.