E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj do të zbardhë krimet e sovjetikëve në Ukrainë

Autori i Lajmit: red.
Këshilli i Evropës zgjedh deputetin shqiptar Aleksandër Biberaj për të zbardhur krimet e regjimit totalitar të Stalinit në Ukrainë dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik. Komiteti Politik i Këshillit të Evropës ka miratuar propozimin e Grupit Parlamentar të PPE-së në KE, që deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, njëkohësisht kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Paralamentare të KE-së dhe zëvendëspresident i kësaj Asambleje, të jetë përfaqësues i KE-së për të zbardhur se çfarë ka ndodhur realisht në Ukrainë dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik, gjatë viteve 1932-1933. Në këto vite, regjimi i Stalinit po aplikonte me dhunë politikat çnjerëzore të shpronësimeve dhe të kolektivizimeve masive. Vendi u përball gjatë kësaj kohe me një terror politik të jashtëzakonshëm, që në histori njihet si "terrori masiv i urisë", me pasojë vdekjen e miliona njerëzve në Ukrainë, si dhe në ish-republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›