“Brukseli mbështet reformat në Shqipëri”
Autori i Lajmit: red.
“Në këtë Samit paraqita vizionin evropian të Shqipërisë, si dhe i njoha të pranishmit me të gjitha rezultat e ndjeshme të reformave. Në këtë seancë u shpreh një vlerësim i madh për reformat në Shqipëri dhe sukseset e tyre”
Kryeministri Sali Berisha shprehet i sigurt se Brukseli mbështet reformat në vendin tonë. Gjatë një konference për shtyp paraditen e së dielës, ai informoi mediat rreth vizitës së tij të fundit në Bruksel dhe pjesëmarrjen tij në Forumin e Crans Montanës në të cilat ai paraqiti vizionin europian të Shqipërisë dhe rezultatet e ndjeshme të qeverisë shqiptare në procesin e reformave. “Në këtë Samit paraqita vizionin evropian të Shqipërisë, si dhe i njoha të pranishmit me të gjitha rezultat e ndjeshme të reformave. Në këtë seancë u shpreh një vlerësim i madh për reformat në Shqipëri dhe sukseset e tyre”, - tha dje kreu i Ekzekutivit. Lidhur me diskutimet e fundit dhe problemet për miratimin e traktatit të Lisbonës, Berisha ka marrë premtimin e Komisionerit për Zgjerimin e BE-së Olli Rehn se kjo nuk prek procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Në datat 25 dhe 26 qershor, kreu i Qeverisë shkoi në Paris ku mori pjesë në Konferencën e liderëve të Partive të Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar (IDU), organizata më e madhe në botë e partive të qendrës së djathtë, e cila grupon 62 parti nga 86 vende të të gjitha kontinenteve. Komiteti Ekzekutiv i kryesuar nga John Hoëard, ish - kryeministri i Australisë, dhe i përbërë nga liderët e forcave kryesore politike të qendrës së djathtë të planetit, votoi në unanimitet të plotë, anëtarësimin e plotë të Partisë Demokratike të Shqipërisë në Bashkimin Demokratik Ndërkombëtar. Berisha e ka vlerësuar këtë moment si historik për forcën politike që ai drejton. “Unë informova liderin e IDU-së se Partia Demokratike ka nderuar plotësisht parimet mbi të cilat ndërtohet ky bashkim. Ajo i ka dhënë vendit një nga qeveritë më të vogla në Evropë dhe në botë. Ajo është një nga qeveritë që shpenzon më pak, vetëm 2 % të GDP-së shpenzime administrative”, - theksoi ai. Gjatë vizitës së tij në Paris, Berisha ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti francez Nikolas Sarkozi, në pallatin Elize. Ndërkohë që data 26 qershor e ka gjetur kreun e qeverisë shqiptare në Monte Karlo në Forumin ekonomik të Krans Montanës, ku kishte një prani shumë të madhe politikanësh, biznesmenësh, personalitetesh të shquara. Aty ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme. Gjithë këto takime Berisha i ka konsideruar si shumë të frytshme. Ai ka komentuar më tej dhe raportin e Bankës Botërore, problemin e vizave apo anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008