E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj hap fushaten e PD ne Kukes

Partia Demokratike e Shqiperise, nepermjet nje takimi te zgjeruar ne Kukes, ku moren pjese drejtues te degeve dhe te strukturave te PD-se Kukes, Tropoje dhe Has, si dhe drejtues te pushtetit lokal dhe te drejtorive rajonale, ka hapur fushaten e zgjedhjeve te reja ne parti per Qarkun e Kukesit, qe perfshin rrethet Kukes, Tropoje dhe Has.

Fushata e zgjedhjeve te reja ne Qarkun e Kukesit do te drejtohet nga nje grup pune, i krijuar nga Kryesia e PDSH-se, dhe qe drejtohet nga Aleksander Biberaj (anetar Kryesie dhe deputet i Qarkut Kukes). Ne perberje te ketij grupi jane deputetet e Qarkut, Fatos Hoxha dhe Jemin Gjana, anetaret e Keshillit Kombetar te PDSH-se, Bardhyl Peka dhe Ibsen Elezi, si dhe Hasan Halilaj, kryetar i Bashkise Kukes dhe Shefqet Bruka, kryetar i keshillit te qarkut. "Zgjedhjet e reja ne parti jane nje moment shume i rendesishem, pasi nepermjet tyre do te realizohet nje rivitalizim dhe nje riperteritje e PD-se", deklaroi Biberaj gjate takimit. Per te, kjo fushate do te jete nje moment i rendesishem per te zhvilluar analizat e qeverisjes ne nivel rajonal dhe lokal. Biberaj ka kerkuar qe kjo fushate zgjedhjesh te shnderrohet ne nje proces per hapjen e metejshme te PD-se ndaj te rinjve dhe intelektualeve, tradite kjo e PD-se qe nga krijimi i saj ne Dhjetor '90.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›