Biberaj në Forumin kundër krimeve të komunizmit
Deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, në emër të Këshillit të Evropës, ka përshëndetur Forumin Ndërkombëtar në përkujtim të 75 vjetorit të Holodomor, masakrës masive të urisë së shkaktuar nga regjimi komunist i Stalinit. Në këtë forum të rëndësishëm diskutoi edhe zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, deputeti i Partisë Demokratike, Biberaj. Në forum janë përcjellë dhe mesazhet përshëndetëse të Presidentit të SHBA-ve, George W. Bush, si dhe Presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Barack Obama, Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, Presidenti i Çekisë, Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, Ministri i Jashtëm anglez, David Miliband, Ministrja e Jashtme Austriake, Ursula Plassnik, si dhe një sërë personalitetesh nga vende të ndryshme. Në forum ka marrë pjesë edhe i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Kiev, si dhe historianë dhe akademikë nga vende të ndryshme.