E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bibla qe do te trondise boten

Një libër fetar, i cili besohet se daton që në shekullin e V, por që u zbulua 12 vjet më parë, do të shkaktojë një kolaps të botës së krishterë. Deklarata është bërë nga Irani. Libri, i shkruar mbi lëkurë kafshe, u kap gjatë një operacioni për arrestimin e një grupi kontrabandues të objekteve antike në ujërat e Turqisë, në vitin 2000. 
Autoritetet turke besojnë se mund të jetë versioni autentik i Ungjillit nga apostulli i Jezusit, Barnaba dhe një shkrim në republikën islamike thotë se përmbajtja e tij mund të shkaktojë rënien e fesë së krishterë, duke provuar se Islami është feja e vetme.
Të tjerë kanë hedhur poshtë  pretendimet e Iranit si kundër këtij besimi fetar. “Basij Press” citon se  libri është shkruar në shekullin e V a të VI dhe parashikonte ardhjen e Profetit Muhamed dhe fesë islame dhe se bota e krishterë e mohon ekzistencën e një ungjilli të tillë. Në të thuhet se Jezusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se Ai vetë e parashikoi ardhjen e Muhamedit. Në muajin shkurt të këtij viti, Vatikani bëri një kërkesë zyrtare për të lexuar librin, por nuk dihet nëse iu përmbush kjo kërkesë. Libri është mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Ankara. Për mediat iraniane, zbulimi është kaq i madh sa do të trondisë politikën botërore.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›