E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj pret nje pergjigje

Ai nuk është një sportist i zakonshëm. Ai është një sportist i madh dhe një djalë i shkëlqyer. Erkand Qerimaj padyshim është një mit për së gjalli, me 32 medalje ndërkombëtare në një karrierë 10-vjeçare, ndonëse është vetëm 24 vjeç.
Fatkeqësia duket se e ka goditur dhe është një goditje jo vetëm për të, por për vetë sportin dhe peshëngritjen, ndërsa pritet që të ketë zhvillime të reja. Vetë Qerimaj deklaron nëpërmjet telefonit se jo vetëm që nuk e ka marrë të veçuar substancën metilheksanaminë, por edhe ka lajmëruar organet përkatëse që përpara garës lidhur me gjithçka.
Pres një përgjigje nga organet kompetente, thotë Qerimaj dhe pastaj do të shkoj në panelin dëgjimor, gjë që e kam kërkuar vetë.
Substanca organike metilheksanaminë njihet të paktën që nga viti 1944 dhe është përdorur gjerësisht si mjekim, por edhe si suplement për dietë,
Le të shpresojmë më të mirën, ndërsa besohet se edhe puna edukative lidhur me rreziqe të tilla nuk është ajo që duhet. Në Shqipëri, jo e jo, por edhe në vende të zhvilluara të botës.
Siç thotë kampionia australiane e kikboksit, Bianka Elmir, e dënuar për doping, sportistët fatkeqësisht nuk janë të edukuar sa duhet për listën e substancave të ndaluara dhe prej kësaj bëjnë gabime krejtësisht të evitueshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›