E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB raport per Sirine

OKB ka lëshuar një raport ku shprehet se ushtria siriane dhe forcat e sigurisë janë përgjegjëse për një seri abuzimesh me të drejtat thelbësore të njeriut . 
Në dokument sulmohen  edhe kryengritësit sirianë, pasi ekzistojnë prova të qarta se ushtarët qeveritarë, pasi janë kapur nuk janë trajtuar në përputhje me ligjet për të burgosurit e luftës, por janë torturuar dhe ekzekutuar. OKB po ashtu  ngriti shqetësimin  se konflikti po bëhet gjithmonë e më i përgjakshëm dhe më i militarizuar, duke marrë profilin e një lufte civile në pothuajse të gjithë krahinat e vendit.
Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon tha se te paktën, 10 mijë persona kanë  humbur jetën në konfliktin që ka nisur në mars te vitit  2011.
Raporti në fjalë, i cili përqendrohet në muajt mars, prill dhe pjesërisht maj, përpiluar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, akuzoi të dyja palët për raste torturash dhe ekzekutimesh të kryerja nga të dyja palët.
“Shumica e shkeljeve të dokumentuara nga Komisioni janë realizuar nga ushtria dhe forcat e sigurisë gjatë aksioneve në vatrat e njohura për strehimin e anëtarëve të rezistencës apo atyre rajoneve të përceptuara thjesht si mbështetës ndaj kryengritësve. Ushtria ka përdorur një sërë taktikash të papranueshme, përfshi bombardimin e rëndë të zonave qytetare”, shkruhej ne raport.
Dhuna në siri sa vjen e përshkallëzohet. Qeveria e presidentit, Bashar Al Asad nuk dorëzohet në luftën kundër  kryengritësve të cilët për më shumë se një vit kërkojnë largimin e tij. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›