Biblioteka e Durresit feston ne godinen e rrenuar
Biblioteka Publike e Durresit ben neser 65 vjet. Pervjetori eshte menduar te percillet si nje veprimtari festive me nje program qe parashikon disa aktivitete. Nje ekspozite simpozium bibliografi... Por ne kete 65-vjetor e vetmja biblioteke publike e ketij qyteti vuan ende nga amortizimi. Godina dykateshe rrenuar nga vitet rrezikon fondin e pasur qe ruhet ne te por perben edhe nje kercenim per personelin dhe lexuesit. Zakonisht administratat i konsiderojne festa pervjetoret aq me shume kur kane arsye per te festuar por ne fakt jane po keta pervjetore rasti me i mire per te sjelle ne vemendje problemet. Biblioteka e Durresit perben edhe nje ndjeshmeri te madhe qytetare. Pak muaj me pare shembja e nje pjese te tavanit duke rrezikuar edhe jeten e nje studente e vuri ne levizje Bashkine e Durresit. U deklarua se do te ngrihej nje grup pune dhe do te shihej cdo mundesi qe biblioteka te levizte nga godina ku u vendos 65 vjet te shkuara me 10 shtator 1945 fale pasionit te bibliofilit Vangjel Toci i cili se bashku me disa familje te tjera dhuruan mbi 1000 libra. Biblioteka u vendos ne nje vile te shtetezuar ne fillimet e sistemit komunist e cila pas viteve 90 i eshte rikthyer zyrtarisht ish-pronarit te saj. Drejtoresha Flora Dervishi shprehet se problemi i amortizimit te godines mbetet aktual duke shpresuar qe pushteti lokal do te jape nje zgjidhje. Si drejtuese e institucionit une kam bere nje nderhyrje te vogel dhe nje lyerje te godines. Problematika e godines vazhdon te ekzistoje por kryetari i Bashkise se Durresit z. Dako dhe ministri aktual i Kultures z. Xhaferaj kane shprehur interesim. Ende nuk e dime me saktesi se kur do te shperngulemi ne nje godine tjeter. Shqetesimin e ambienteve te amortizuara e ndiejne cdo dite punonjesit e kesaj biblioteke por edhe lexuesit qe e frekuentojne thote drejtoresha Dervishi. Biblioteka Publike e Durresit zoteron aktualisht nje fond prej 250 mije librash mes tyre edhe antikuare apo libra albanologjike. Sipas drejtoreshes kjo biblioteke u ofron sherbim lexuesve permes kater strukturave te saj bibliotekes qendrore bibliotekes levizese qe ofron sherbim per 8 shkolla periferike te qytetit pa perfshire fshatrat bibliotekes britanike dhe bibliotekes se femijeve. Sipas te dhenave ne total u eshte ofruar sherbim rreth 10 mije lexuesve. Sipas Dervishit Biblioteka Publike mbetet baza e informacionit edhe per shkollat publike sepse ka gjithnje nje ritem me te shpejte te pasurimit te fondeve. Teknologjite e reja te informacionit jane instaluar ne kete institucion qe nga viti 1997 por per shkak te rrethanave kane filluar te vihen ne funksionim vetem dekaden e fundit. Lexuesit kane mundesi te shfrytezojne katalogun elektronik per te gjetur librat. Ne keto kushte mbetet per tu zgjidhur problemi i godines para se te jete vone.
PervjetoriNeser do te festohet 65-vjetori i krijimit te Bibliotekes Publike te Durresit e vleresuar me cmimet Naim Frasheri i Argjendte dhe Mirenjohje e Qytetit. Ne programin e aktiviteteve do te jete ekspozimi i botimeve te reja bibliotekare Drama e Minush Jeros Eseistike e bibliografi nga F. Dervishi guide tregjuheshe Njihu me Biblioteken nga F. Dervishi E. Macaj Biblioteka ne media Bibliografi periodike tematike realizuar nga D. Lulja Kultura ne Durres Bibliografi periodike tematike.
Pjese e aktiviteteve do te jete dhe nje fotoekspozite multitematike si dhe shfaqja e nje filmi te titulluar Porta e dijes. Eumlshte menduar qe ne kete pervjetor ne teatrin Aleksander Moisiu ora 11.00 te mbahet edhe nje simpozium me teme Kultura e shkruar si hallke e rendesishme e strategjise se turizmit kulturor. Specialistet do te referojne tema qe lidhen me problematikat dhe zhvillimet aktuale te rrjetit te bibliotekes duke nisur nga menaxhimi per ta bere pjese te turizmit kulturor per fonoteken dhe reformimet e viteve te fundit per numrin e lexuesve apo per interesin qe femijet shfaqin ndaj librit.